Cili eshte marsupi i duhur?

0 0

Tregu ofron lloje të ndryshme marsupesh për fëmijët e vegjël dhe shpesh nuk është e thjeshtë të zgjedhësh të duhurin.
Ju duhet të dini se marsupet ndahen në dy kategori të mëdha:
– Mbajtës të strukturuar
Ata janë të pajisur me nyje lidhëse, unaza dhe kopsa, të cilat shërbejnë për t’i dhënë formën e duhur.
– Mbajtës të pastrukturuar
Këta lloje masrupësh nuk kanë mbajtëse në formë nyjesh, unazash dhe kopsash. Për t’ju dhënë formë atyre përdoren mbyllëset prej cope.
1- “Mei tai”
Ky është një lloj marsupi shumë i përdorur që në antikitet dhe ka një origjinë aziatike. Kjo lloj mbajtëse është e përbërë nga një copë katrore, e cila kalon poshtë të ndenjurave të fëmijës dhe e lidh atë me trupin e nënës ose të babait. Për të mundësuar një qëndrim të mirë të trupit të fëmijës shërbejnë rripat me të cilat ai mund të shtërngohet ose lirohet.
Cilat janë avantazhet e këtij marsupi?
– Materiali nga i cili përbëhet kjo lloj mbajtëse mundëson një qëndrim të mirë edhe të fëmijëve që kanë peshë të madhe trupore;
– Nuk deformohet dhe nuk konsumohet edhe nëse përdoret rregullisht;
– Është prodhuar në masë standarte, e cila ofron rehati për fëmijën;
– Është e thjeshtë për t’u montuar në trup dhe duke qënë se paloset nuk zë shumë vend;
– Në përgjithësi ky lloj marsupi është prej pambuku dhe ka garantuar çertifikatën Ekoteks, duke u cilësuar si një produkt pa substanca të dëmshme;
– Përdoret që nga lindja duke ju përshtatur masave të trupit të fëmijës.
Cilat janë pozicionet që ky marsup mund të vendoset?
– Në pjesën e përparme të trupit;
– Në pjesën e mbrapme;
– Në pjesën anësore të trupit, por jo të gjitha markat e ofrojnë këtë pozicion.
Cilat janë disavantazhet?
– Në fillim mund të duket e vështirë për t’u përdorur, por me kalimin e ditëve gjithçka do të bëhet më e thjeshtë;
– Jo gjithmonë garantohet një qëndrim perfekt;
– Limiton mundësinë e lidhjeve të ndryshme.
2- Marsup me unaza
Këto mbajtëse janë të pajisura me unaza kapëse të vendosura në dy ekstremitetet e saj. Gjatësia e saj rregullohet duke futur mbajtëset e marsupit brenda unazave, në këtë mënyrë marsupi siguron një qëndrim të mirë të fëmijës pas trupit të prindit. Kjo lloj mbajtëse i siguron prindit vendosjen e një rripi në sup.
Cilat janë avantazhet?
– Copa e veçantë nga e cila përbëhet kjo lloj mbajtëse garanton një qëndrim të mirë edhe për fëmijët me peshë të madhe.;
– Nuk deformohet dhe nuk konsumohet nga përdorimi i shpeshtë;
– Duke qënë se është masë unike përshtatet me të gjitha peshat trupore;
– Është praktik në përdorim dhe duke qënë se paloset nuk zë shumë vend;
– Përbëhet nga material pambuku i çertifikuar nga Ekoteks;
– Mund të përdoret që nga lindja.
Cilat janë pozicionet që ky marsup mund të vendoset?
– Në pjesën e përparme të trupit;
– Në pjesën e mbrapme;
– Në pjesën anësore të trupit, por jo të gjitha markat e ofrojnë këtë pozicion.
Cilat janë disavantazhet?
– Nuk i orfon prindërve ndjesi të sigurt ndërsa mbajnë fëmijën e tyre;
– Limiton mundësinë e lidhjeve dhe pozicioneve të ndryshme
– Pesha e fëmijës është e shpërndarë në mënyrë asimetrike në trupin e nënës ose babait;
– Fëmija është më pak i shtërnguar pas trupit të prindit, dhe për pasojë ai do të jetë më pak i lirë për të lëvizur në krahasim me “Mai tai”, mbajtëset e gjata etj.
3-Marsupet “Ergonomikë”
Ky lloj marsupi, falë formës së tij siguron një shpërndarje të mirë të peshës së fëmijës në pjesën e përparme ose të mbrapme të prindit. Kontakti i ngushtë që ofron ky lloj marsupi, i siguron fëmijës një lëvizje të mirë dhe mund të përdoret që në ditët e para të lindjes.
Cilat janë avantazhet?
– Mundëson mbajtjen edhe të fëmijëve më të mëdhenj dhe me peshë të madhe trupore, pasi ata kanë një fashë e cila mund të lidhet rreth belit. Mënyra e fiksimit të marsupit mundësojnë një qëndrim optimal të fëmijës;
– Nuk deformohet dhe nuk konsumohet edhe nga përdorimi frekuent;
– E gjejmë në masë standarte dhe rregullohet në mënyrë të tillë që t’i përshtatet të gjitha strukturave të trupit. Shpesh përdoret nga babai;
– Është i thjeshtë në përdorim;
– Materiali i përdorur është pambuku, i cili shpesh mund të jetë edhe me origjinë biologjike;
– Mund të përdoret që nga lindja bashkë me jastëkun e posaçëm, derisa fëmija të shkojë 6 kg (rreth muajit të 5-6-të);
– Rripi që vendoset në zonën abdominale mundëson shpërndarjen e njëtrajtshme të peshës trupore të fëmijës në pjesën e legenit, duke mos e lëshuar peshën në zonën e shpatullave dhe kurrizit.
Cilat janë pozicionet që ky marsup mund të vendoset?
– Në pjesën e përparme të trupit;
– Në pjesën e mbrapme;
– Në pjesën anësore të trupit, por jo të gjitha markat e ofrojnë këtë pozicion.
Cilat janë disavantazhet?
– Në këtë marsup, fëmijën e porsalindur nuk mund ta vendosësh pa jastëkun e posaçëm;
– Fëmija nuk mund të mbahet në pozicion të shtrirë, por vetëm ulur;
– Jo gjithmonë garantohet një qëndrim i mirë;
– Fashat lidhëse mund të shkaktojnë djersitjen e prindit, sidomos gjatë ditëve të nxehta;
– Është më i rëndë se llojet e tjera të marsupeve dhe nuk paloset;
– Fëmija qëndron shumë poshtë.
4- Fashat e ngurta
Këto fasha janë copa prej pambuku, të cilat nuk kanë unaza lidhëse, kopsa dhe nyje. Gjërësia e tyre është rreth 70 cm ndërsa gjatësia e tyre 4-5 metër. Ato mbështillen dhe lidhen në trupin e fëmijës dhe të personit që e mban, në mënyrë të tillë që të garantojnë një qëndrim të rehatshëm për të dy.
Cilat janë avantazhet?
– Duke qënë se ky lloj marsupi përbëhet prej një materiali i cili mund të ndryshojë formë, ato mundësojnë një qëndrim të mirë edhe për fëmijët me peshë të madhe trupore;
– Nuk deformohet dhe nuk konsumohet nga përdorimi i shpeshtë;
– Është i përshtatshëm për të gjitha situatat duke qënë se ofron një mbështetje të mirë;
– Mund të përdoret që nga lindja;
– Në përgjithësi përbëhet nga materiali pambuk i çërtifikuar nga Ekoteks, pasi garanton që nuk përmban lëndë të dëmshme;
– Garanton një rehati maksimale për prindin dhe fëmijën.
Cilat janë pozicionet që ky marsup mund të vendoset?
– Përpara (pozicioni më i mirë është ai shtrirë);
– Anash (edhe pse pak i vështirë);
– Në kurriz.
Cilat janë disavantazhet?
– Duhet të keni kujdes që të përshtasni peshën tuaj trupore me masën e marsupit, përkatësisht prerja S për masën 40-42; prerja M për masën 42 të nënës dhe deri në 50 të babait; prerja L për masën 44 të nënës dhe 52 të babait;
– Në fillim duket i vështirë përdorimi duke qënë se është fashë e gjatë;
5- Fashat elastike
Këto lloje fashash janë elastike dhe nuk kanë unaza apo nyje lidhëse. Lidhen rreth trupit të fëmijës dhe prindit duke garantuar rehati për të dy.
Cilat janë avantazhet?
– Copa elastike siguron komfort për të dy, edhe për prindin edhe për fëmijën;
– Rekomandohet më tepër për fëmijët prematurë;
– Janë të lehta , të holla, elastike dhe jo të forta;
– Janë me masë standarte dhe i përshtaten të gjitha situatave dhe strukturave të trupit;
– Garantojne një përshtatje të mirë;
– Në përgjithësi përmbajnë materialin pambuk të çertifikuar nga Ekoteks.
Cilat janë pozicionet që ky marsup mund të marrë?
– Përpara (pozicion shtrirë ose ulur);
– Anash;
– Në kurriz.
Cilat janë disavantazhet?
– Përdoren vetëm për fëmijët me peshë deri në 12-15 kg;
– Me rritjen e peshës së fëmijës, varen poshtë;
– Në fillim mund të duket i vështirë përdorimi, duke qënë se është shumë e gjatë (5.50m).

Lexoni dhe : Marsupi? 5 arsye perse eshte me i mire se karroca






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X