Jeni gati të sillni në jetë fëmijën? Është normale që të keni ndjenja të përziera dhe një ndër shqetësimet janë mundësitë financiare për të përballuar shtimin e një anëtari të ri në familje.
Si të kursejmë para (lekë, euro apo çfarëdolloj monedhe qoftë) përpara lindjes së fëmijës?
- Planifikoni shpenzimet e kujdesit shëndetësor
Kostoja e lindjes së një fëmije mund të ndryshojë nga shteti, por gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni sigurimin tuaj dhe të shihni se çfarë do t’ju mbulohet.
- Kufizoni shpenzimet tuaja
Para se fëmija të vijë në jetë, bëni një auditim shpenzimesh dhe shikoni se ku mund të shkurtoni disa shpenzime. Nëse jeni duke luftuar se si ta bëni këtë, hidhni një sy të gjitha shpenzimeve tuaja dhe shkruani pranë secilit ose “dëshirë” ose “nevojë”.
- Shiko mallra të përdorura
Natyrisht, ka disa gjëra që definitivisht dëshironi t’i blini të reja për foshnjën, por gjëra të tilla si rrobat dhe lodrat që mund të merrni të përdorura dhe të kurseni shumë para.
- Shikoni për ulje
Shkoni të bëni blerje në periudha kur ka ulje çmimesh. Një hulumtim i vogël mund t’ju kursejë shumë para.
- Shisni gjërat që s’ju duhen
Kur përgatiteni për ardhjen e bebit, mund t’ju duhet të krijoni hapësirë fizike për të. Kështu bëni një seleksionim të gjërave që nuk ju duhen më dhe mund t’i shisni. Me paratë e fituara, mund të bëni shpenzime për bebin.
- Kurseni për kolegjin
Nuk është kurrë shumë herët për të kursyer për kolegjin e fëmijës suaj. Në vend që të kërkoni dhurata ose lodra nga familja dhe miqtë, mund të kërkoni para për të shkuar drejt një plani për universitet.
- Përgatituni më herët, jo më vonë
E gjithë bota juaj do të ndryshojë kur fëmija juaj të mbërrijë, kështu që në mënyrë që të kurseni para, kohë dhe stres, krijoni një plan tani, mos e lini për më vonë.
- Blerja e sigurimit të jetës
Ndërsa duke menduar përse keni nevojë për sigurimin e jetës mund të jetë paksa stresuese, përgatitja është thelbësore, sidomos kur jeni duke shtuar një anëtar tjetër në familjen tuaj. Sigurimi i jetës do të sigurojë mbështetje financiare në qoftë se keni një humbje të të ardhurave për shkak të diçkaje që ju ndodh.
Lexo edhe: Si te kursejme me sendet e femijes?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu