Si ta stërvisni trurin për të kursyer para?

0 0

 

Asnjë prej nesh nuk ka shpëtuar pa e qortuar të paktën njëherë veten për shpenzimin pa kriter të parave dhe pamundësisë për të kursyer. Përveç stresit psikologjik dhe emocional të mungesës së një rrjeti të mjaftueshëm të sigurisë financiare, hulumtimet e reja zbulojnë se rreth 40 përqind e të rriturve nuk do të ishin në gjendje të mbulonin një shpenzim 400 dollarë të papritur me para të gatshme.

Faktori kryesor që na pengon në kursimin e parave është pikërisht truri ynë.

Pa hyrë shumë në psikologji, pjesa reptiliane e trurit tonë, e cila është e programuar për mbijetesën tonë mendon dhe ka frikë për të siguruar ushqim, strehim, ndjenjën e përkatësisë, etj. Mund të imagjinoni se si diçka si kursimi i parave është në konfliktit me të gjithë këtë frikë, veçanërisht duke kursyer për gjëra të largëta në të ardhmen si dalja në pension. Kjo është arsyeja pse kursimi ndihet si një luftë e tillë.

Për të mposhtur këtë frikë e kundërshti biologjike mund të shkarkoni aplikacione ku ju deklaroni të ardhurat, shpenzimet dhe aplikacioni sugjeron një shumë të caktuar ditore që mund të kurseni. Pra, ju duhet të planifikoni paraprakisht ato që do të blini, në mënyrë që të keni të qartë buxhetin që duhet të shpenzoni për to.

Një tjetër mënyrë për të ruajtur para, sado që mund t’ju duket qesharake dhe jo serioze është “të shikoni nga e ardhmja”. Po si? Duke parë veten si do të dukeni si të moshuar përmes efekteve të teknologjisë. Është vërtetuar se personat që e kanë bërë këtë gjë, janë ndërgjegjësuar më shumë dhe kanë kursyer para për pensionin, sesa ata që nuk e kanë parë veten si do të dukeshin të rinj.

Realitete të reja

Bëjini një analizë vetes. Dilni para pasqyrës dhe shikoni nëse mënyra si kujdeseni për veten ju pëlqen apo jo. Nëse jo, kjo do t’ju drejtojë në mënyra të reja kursimi për gjërat që kanë vlerë për ju.

Lexo edhe: Si te kursejme gjate blerjes se ushqimeve?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X