Si te kursejme gjate blerjes se ushqimeve?

0 0

Blerja e ushqimeve mund te rendoje per portofolin e familjes, sidomos nese behet ne menyre jo te organizuar.
Cilat jane keshillat per te kursyer gjate blerjes se ushqimeve?
1- Lista e ushqimeve
Gabimi i pare qe nje familje bene gjate blerjes se ushqimeve eshte te mos pasurit e nje liste se gjerave qe duhen blere, ose ta besh dhe te mos e respektosh ate.
Nese deshironi te kurseni nuk duhet te beni asnjehere blerje te nxituara, pasi do te perfundoni duke e hedhur ushqimin ne plehra.
Menyra me e mire per te kursyer eshte te programoni menune e gjithe javes, e cila te perfshije dreken, darken si dhe vaktet e ndermjetme. Pasi keni bere kete ju duhet te pergatisni listen me ushqimet qe do t’ju nevojiten.
2- Mos shkoni te beni pazarin ne momentin qe jeni te uritur
Nese shkoni te beni pazarin menjehere pas punes apo para se te hani dreken/darken me shume mundesi do te shpenzoni me shume. Veprimi me i keq eshte te shkoni ne supermarket me stomakun bosh, pasi keshtu ka shume mundesi te bleni ushqime te castit (sanduic te pergatitur, biskota) te cilat nuk jane te domosdoshme.
Momenti me i pershtatshem eshte te beni pazarin menjehere pasi keni ngrene darke, ose ne fundjave pasi zakonisht atehere supermarketet jane te tejmushur dhe ju per te mos harxhuar kohe do te mundoheni te bleni shpejt vetem gjerat qe permban lista.
3- Mos harroni te merrni me vete cantat e ushqimeve
Nese ne supermarketin ku ju zakonisht beni pazarin duhet te paguani per te marre qeset/cantat per futjen e ushqimeve, atehere ju duhet te siguroheni t’i merrni me vete nga shtepia. Kjo do t’ju ndihmoje te mos harxhoni para per dicka te panevojshme.
Nese jeni te zene edhe me pune te tjera te cilat mund te bejne te harroni te merrni canten e ushqimeve, ju mund ta vendosni ate ne makine ne menyre qe ta keni me vete ne cdo moment qe do t’ju duhet te beni pazarin.
4- Frutat dhe perimet e stines duhen blere gjithmone ne tregun perkates
Nese doni te kurseni para ju nuk duhet te bleni asnjehere ne supermarket fruta dhe perime te stines. Ne tregun e fruta-perimeve do te gjeni produkte te njejta me cmime shume here me te arsyeshme.
Ju duhet gjithashtu te kosumoni vetem produkte te stines pasi per to duhet te paguani me pak ( duke qene se nuk jane te kultivuara neper serra ). Nese do te bleni vetem produkte shqiptare eshte e sigurt qe do te kushtojne me pak se ato te importuara.
5- Blini produkte me paketim te madh
Nese ju bleni produkte te cilat jane te vendosura ne paketim te madh do te kurseni para, kjo pasi zakonisht me anen e kesaj blerje do te zbrisni cmimin perfundimtar te produktit me rreth 35%.
6- I thoni “jo” ushqimeve te gatshme
Kostoja e ushqimeve te gatshme nuk eshte asnjehere me e ulet se ajo e ushqimeve te pergatitura nga ju. Nese keni kohe ne dispozicion per t’i pergatitur ju mund te pergatisni vete buken, makaronat, kosin, konservat etj.
Nese doni te kurseni para, ne asnje menyre nuk duhet te bleni sallate te paketuar ne qese plastike, fruta te prera dhe te paketuara dhe makarona te gatshme ( te gatuara ). Kjo nuk eshte vetem ceshtje kursimi por edhe shendeti. Nuk mund te krahasohen vlerat ushqyese te nje ushqimi te konservuar me ato te nje ushqimi te fresket.
7- Kujdes me ofertat
Jo te gjitha ofertat jane me leverdi. Shpesh produktet ushqimore qe futen me ofert neper supermarkete jane produktet te nje cilesie jo te mire. Pervec kesaj ju mund te gjeni edhe produkte te tjera qe nuk jane ne ofert, por jepen me cmime me ekonomike.
Te vetmet oferta me leverdi per portofolin tuaj jane ato qe behen mbi produktet e higjenes personale dhe te shtepise.
8- Kujdes me cmimin per kg
Nje menyre per te kursyer para ne produktet ushqimore eshte te bleni produkte qe shiten me kg. ne kete menyre ju nuk do te “genjeheni” duke blere nje produkt i cili ka nje paketim te madh por ne te vertete nuk peshon aq.
9- Aplikacione per te kursyer ne pazarin e ushqimeve
Nese keni nje aparat smartphone ju mund te shkarkoni nje nga aplikacionet qe ata ofrojne, me anen e te cilave ju mund te merrni nje njoftim, i cili ju tregon vendodhjen e supermarketit qe permban produkte me cmimet me te lira ne qytetin/zonen ku ju banoni.

Lexoni edhe: Si te kursejme me sendet e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X