Si te kursejme me sendet e femijes?

0 0

Ndërsa jeni duke sjellë në jetë një fëmijë mund të tundoheni shpesh për të blerë sende të cilat pas lindjes mund të jenë fare të panevojshme. Kështu ju do të përfundoni duke shpenzuar para për diçka që ndoshta nuk do të përdoret pothuajse asnjëherë. Megjithatë duke pasur në mendje disa këshilla mund të bëni zgjedhjet e duhura dhe kështu të kurseni para të cilat mund t’i përdorni për diçka tjetër. Dhe na besoni pas lindjes do të keni shumë nevojë për to!
Por në çfarë mund të kursejmë konkretisht?
1. Le të shikojmë një ditë të kaluar në një qendër tregëtare, e cila sigurisht që është e mbushur me dyqane plot e përplot me artikuj për fëmijë, artikuj që nëse do t’i shikoni me kujdes do të kenë çmime shumë të larta dhe ndonjëherë të papërballueshme për ta ardhurat e familjes tuaj. Djepi, krevati, karikja lëkundëse, etj, përse mendoni se fëmija i porsalindur do të ketë nevojë për të gjitha? Përse duhet të blini një djep i cili mund të përdoret disa muaj dhe ndërkohë që për të keni paguar një shumë të madhe parash. Në vend të tij mund të blini një krevat që mund të përdoret deri në një moshë të caktuar (3-4 vjeç). E dini sa mund të kurseni në një rast të tillë? Rreth 20.000 lek të reja.
2. Mendoni se e keni të nevojshme tavolinën e ndërrimit, e cila mund të ketë si pjesë të saj edhe vaskën plastike në të cilën do të lahet fëmija? Sigurisht që jo. Në vend të saj mund të vendosni një çarçaf të pastër mbi krevat dhe më pas të ndërroni fëmijën. Dhe vaskën mund ta blini të vecantë e cila mund të kushtojë rreth 2.000 të reja. Ju ndoshta po mendoni sa do të kursej në këtë rast? Mendojmë se rreth 10.000 lek të reja.
3. I pranoni ato veshje të përdorura që një person i afërm po jua ofron. Duhet të dini se fëmijët rriten aq shpejt sa do të duheshin miliona për të blerë gjithcka të re. Për çfarë shifrash po flasim konkretisht? E dini se një trupore pambuku me mëngë të shkurtra kushton të paktën 299 lek të reja? E dini se fëmija do me dhjetra të tilla dhe jo vetëm? Sigurisht që kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë kursimi.
4. Ushqeni me gji! Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më ekonomike se kjo!
5. Zgjidhni qumështin e duhur për fëmijën tuaj. Kjo është një këshillë që vjen kryesisht për nënat që nuk munden ose nuk kanë dëshirë të ushqejnë fëmijën e tyre me gji. Në treg mund të gjeni qumësht pluhur apo lëng të firmave të ndryshme, të cilat e ofrojnë produktin e tyre me çmime të ndryshme të cilat mund të fillojnë nga 800 lek të reja deri në 2500 lek të reja (apo në shumë). Përse duhet të paguani për një produkt të shtrenjtë kur në të vërtetë të gjithë qumështet janë njësoj duke qënë se prodhohen në bazë të disa parametrave fikse? Një zgjidhje ekonomike do të ishte gjithashtu blerja e qumështit pluhur dhe jo atij lëng.
6. Bleni bebelina me ofertë dhe paketime të mëdha. Dhe jo vetëm bebelinat. Gjithcka e blerë në paketime të mëdha është më ekonomike.
7. Mos përdorni qumështin artificial pas moshës 1-vjeçare. Mund të fillonit t’i jepnit fëmijës tuaj qumësht lope, gjë e cila është brenda rregullave të shëndetësisë. Kjo do t’ju kursente goxha para.
8. Blini një karrocë cilësore e cila do të mund të përdoret derisa fëmija të ketë një peshë të madhe. Një produkt cilësor do të jetë gjithashtu edhe më jetëgjatë në përdorim.
9. Përpiquni të mos blini ushqime të gatshme për fëmijën. Do t’ju kushtonte më pak t’i përgatisnit ato në kuzhinën tuaj.
10. Nuk është e nevojshme të bleni ujë të posaçëm për fëmijë, market e të cilëve ofrojnë produkte me cmime shumë të larta. Po flasim për 250 lekë të reja një bidon 1lt. e mendoni sat ë tilla në ditë mund të duhen, sidomos nëse fëmija ushqehet me qumësht formule? Mund të zgjidhni për fëmijën tuaj një tjetër lloj uji me një çmim më ekonomik.

Lexoni dhe: Shpenzimet ne familje, ja gabimet qe bejme cdo dite






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X