Festa e ditelindjes? Disa ide per te shpenzuar pak para

0 0

Disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë lidhen pikërisht me festat e ditëlindjeve. Të shohësh disa fotografi të fëmijërisë, dhe sidomos ato që je duke fryrë qirinjtë e tortës është shumë emocionuese dhe për këtë ne prindërit duhet të përpiqemi të organizojmë çdo vit qoftë edhe një festë të vogël për fëmijën tonë. Për ta bërë këtë, jo gjithmonë është e nevojshme të shpenzohen shifra marramëndëse parash, do të mjaftonte dicka e bukur dhe e thjeshtë, dicka që do t’i sillte fëmijës tuaj ndër mend një Timbuktu të bukur të asaj dite.
Ja disa këshilla për ta bërë organizimin festës tuaj me sa më pak shpenzime:
Nuk janë të domosdoshëm animatorët

Kohët e fundit duket se është përhapur ideja se fëmijët nuk mund ta bëjnë vetë këtë, dhe për pasojë mungesa e animatorëve nuk do të bënte që ata të argëtoheshin në mënyrën e duhur, por jo, fëmijët janë profesionistë në zhvillimin e lojrave dhe për këtë prezenca e tyre mund të ishte totalisht e panevojshme. Fëmijët mund të krijojnë vetë lojra në grupe, dhe nëse prindërit e pranishëm në festë vërejnë se nuk janë duke e bërë këtë si duhet, mund të ndërhyjnë duke i orientuar drejt një loje në grup. Një mënyrë tjetër argëtimi do të ishte edhe kërcimi në grup, dhe për këtë do të mjaftonte një Cd me këngë për fëmijë.
Organizoni një festë në shtëpi
Nëse jeni duke menduar për një vend në të cilin të organizoni festën tuaj, do t’ju këshillonim ta bënit atë në shtëpinë tuaj. Disa prindër ndoshta janë shumë të dhënë pas idesë së organizimit të festës në një lokal, dhe për këtë harrojnë se festa më e bukur për fëmijën është pikërisht ajo e organizuar në shtëpinë e tij, pasi ai atje do të ndihet më rehat krahasuar me një vend të panjohur për të. Ju duhet të dini se fëmijët kanë nevojë të argëtohen dhe jo të jenë pjesëmarrës të një shfaqje teatrale. Nuk është e nevojshme të keni një shtëpi të madhe, pasi nuk është e nevojshme të ftoni të gjithë klasën e tij të kopështit apo shkollës, do të mjaftonin disa ftesa për shokët e tij më të afërt.
Vendosni disa rregulla të qarta
Për të evituar disa sjellje jo të mira do të mjaftonte vendosja e disa rregullave, pra duhet të qartësoni çfarë lejohet dhe jo të bëhet. Ju gjithashtu mund të caktoni edhe disa ambiente të shtëpisë në të cilat fëmijët nuk duhet të hyjnë. Për ta do të ishte sikur të ishin duke zhvilluar një lojë me disa rregulla të caktuara, dhe në fund mund të falenderoni fëmijet për bashkëpunimin.
Kërkoni më shumë një tortë të mirë se të bukur
Përse duhet të shpenzoni shifra të mëdha parash për një tortë të përgatitur në pasticeri, e cila do të jetë shumë e bukur për tu parë por jo për tu ngrënë nga fëmijët e vegjël? Ju mund të përgatisni për ta një tortë duke e përfshirë edhe atë në proçes, dhe për këtë do t’ju vinte në ndihmë një recetë e thejshtë dhe e shijshme. Mund ta përgatisni me çokollatë, fruta, reçel. Ju mund të vendosni në tavolinën fëmijëve fruta të freskëta të prera në copa, panine të vogla, kokoshka, copa torte shoqëruar nga ujë natyral, lëngje frutash jo industrialë, duke limituar sa më shumë lëngjet më shumë sheqer dhe gaz të cilat janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve tuaj.
Përgatisni vetë dekoracionet
Përgatitja e dekorimeve është e thjeshtë dhe argëtuese. Mund të filloni disa ditë më parë, duke përfshirë edhe fëmijën tuaj. Mund të shkruani disa kartona me ngjyra me fjalët “Urime” si edhe emrin e fëmijës tuaj. Mund të prisni shirita me ngjyra, me forma të ndryshme,  si edhe ditën e ditëlindjes mund të filloni të fryni tullumbace të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, me të cilat fëmijët mund të argëtohen duke luajtur.
Nuk janë të domosdoshme dhuratat për të ftuarit
Kjo është një tendencë e kohëve të fundit e cila mund të jetë e panevojshme për një festë ditëlindje, ku në të vërtetë dhuratat duhet të jenë për fëmijën që feston. Por nëse ju këtë e shikoni si dicka që duhet ta bëni me patjetër në festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj, mund të zgjidhni të dhuroni lapsa me ngjyra për fëmijët e pranishëm në festë.
Mos keni frikë nga krahasimi me të tjerët
Shpesh prindërit mendojnë se fëmija i tyre do të fillojë të krahasojë festën e tij me atë të një fëmije tjetër. Në një moshë të caktuar është normale që fëmija të fillojë të krahasojë atë çfarë bëhet në familjen e tij me atë të shokëve të tij, por ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Përpiquni t’i shpjegoni se ju keni familjen tuaj dhe keni rregullat tuaja. Nëse ju i shpjegoni gjithçka në mënyrë të qetë dhe të qartë fëmija juaj do ta kuptojë shumë mirë atë që po i thoni.

Lexoni edhe: Si te argetojme femijet gjate festes se ditelindjes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X