Si te kursejme, disa keshilla nga prinderit

0 0

Pastrimi i shtëpisë, larja e rrobave, ushqimi, pagesa e ujit, dritave, gazit, telefonit, taksat, lodrat e fëmijës, kopështi…, duket se nuk kanë mbarim shërbimet për të cilat ju duhet të paguani, dhe ndonjëherë mund të arrini në fund të muajit pa asnjë lek në portofol, ose më keq akoma të mos ja dilni t’i paguani të gjitha këto. Por, cilat janë këshillat që disa prindër japin në lidhje me të kursyerit gjatë muajit?
Ja çfarë thonë ata:
1- Krijoni një “dyqanin” tuaj në shtëpi
“Çdo 3 muaj kam organizuar shitje ose ndërrim rrobash me nëna të tjera. Zakonisht e kemi praktikuar këtë metodë me rrobat e fëmijëve të cilat nuk ju hynin më në punë. Me kë ta bëni ndërrimin apo shitjen e veshjeve? Me nënat të cilat kanë të njëjtin mendim si ju përsa i përket kësaj çështje. Unë personalisht i kam njohur në grupet e posaçme që i kam gjetur në rrjetet sociale. Nëse dikush do të më thotë që ato rroba do të ishte më mirë t’i dhuroja, do t’i përgjigjesha se portofoli im nuk më lejon të bëj diçka ndryshe”.
2- Krijoni lojëra në shtëpi
“Vajzës time i pëlqen shumë të ketë shumë lodra dhe në përgjithësi pasi i ble e humd kuriozitetin brenda pak ditësh. Të gjitha e dimë sa kushton një lodër fëmijësh dhe sa të larta janë kërkesat e tyre. Për këtë arsye shpesh kam kërkuar online disa mënyra për të bërë një lodër në kushte shtëpie dhe e kam praktikuar. Vajza është kënaqur pa masë dhe tashmë ajo ka mundësi të luajë vazhdimisht një lojë të re”.
3- Blini rroba gjatë uljeve
“Nuk kam blerë kurrë diçka me çmimin fillestar. Gjithmonë blej veshjet e sezonit të ardhshëm në momentin që janë me ulje. Dhe nëse ajo veshje vitin tjetër nuk do të më bëjë mund ta rregulloj me më pak lek se ato që do të kisha shpenzuar nëse do ta kisha blerë me çmimin real”.
4- Përgatisni detergjentë në kushte shtëpie
“Uthulla është një pastrues universal. Gjithashtu një punë të mirë për njollat do ta bënte edhe soda. Mjafton të hidhni pak nga kjo përbërje mbi njollë dhe më pas shihni rezultatet”.
5- Blini gjithmonë bebelina me paketim të madh
“Edhe pse në momentin që e blini duket sikur po ju ikin një sasi e madhe të hollash nga duart, duhet të dini se sa më e madhe të jetë pakoja e bebelinave, aq më ekonomike do të jetë”.
6- Gatuani gjithmonë vetë
“Të hash diçka të gatshme kushton më shumë se ajo që mund të gatuash në shtëpi. Përveç kësaj mundohuni të përdorni çdo ushqim që ju tepron nga vakti i kaluar. Për shembull nëse ju tepron pula e pjekur nga dreka mund ta përdorni pjesën e mbetur për të bërë një sallatë me pulë ose një supë pule”.
7- Blini rroba të përdorura
“Unë shkoj shpesh tek tregu i rrobave të përdorura, i cili më siguron blerjen e rrobave me çmim ekonomik. Gjithshtu shpesh i pyes miqtë e mi nëse kanë diçka për të shitur nga veshjet e fëmijëve, dhe nëse mi dhurojnë akoma më mirë”.
8- Përgatisni vetë letrat e lagura të fëmijës
“Online mund të gjesh pafund video që të udhëzojnë si të bësh letra të lagura në kushte shtëpie. Mjafton të kërkoni për to në “youtube” dhe do ta shikoni se keni gjetur një mënyrë të mirë kursimi”.
9- Ushqeni me gji
“Nëse nëna ka mundësi do ta shikojë që ushqyerja me gji është një kursim i madh për familjen. Për të mos përmendur vlerat ushqyese të qumështit të gjirit, po përmendim vetëm benefitet që i sjell ekonomisë të familjes”.
10- Frekuentoni dyqanet që ofrojnë gjithcka me një çmim të vetëm (për shembull gjithcka 1500 lek)
“Tek këto dyqane ju mund të gjeni sende që mund t’ju hyjnë shumë në punë për shembull artikuj shkollorë, lodra, paketime dhuratash etj. Për mua janë një zgjidhje e mirë për të kursyer”.
11- Përgatisni në shtëpi ushqimet e fëmijës
“Nuk kam blerë kurrë ushqime kavanozash. Përveç faktit që nuk më duket të shëndetshme sa ushqimi që gatuaj vetë për fëmijën, kushtojnë shumë. Pse duhet të ble një kavanoz me mish pule, karrote, brokoli dhe patate për 4000 apo 5000 lekë të vjetra kur në të vërtetë kostoja e gatimit të kësaj supe është shumë herë më pak”?
12- Bleni në treg
“Prindërit e mi blejnë shpesh në treg dhe shpesh bëjnë edhe kompromis për ulje çmimi. Personalisht nuk blej gjëra të rëndësishme në treg, pasi mendoj se cilësia nuk është e njëjtë me atë të dyqaneve, por dicka e blej, për shembull çadrën e shiut, të diellit, pandoflat etj”.
13- Blini produkte me paketim të madh
“Mos blini produkte me paketime të vogla, pasi nuk janë aspak ekonomike”.
14- Lyeni dhomën e fëmijës me ngjyra neutrale
“Nuk na u desh të ndryshonim asgjë në momentin që erdhi në jetë fëmija i dytë. Thjesht spostuam mobiljet e fëmijës të parë në një dhomë tjetër dhe gjithçka ishte gati”.
15- Blini veshje uniseks
“Nuk kam blerë asnjë veshje rozë për vajzën time dhe në momentin që linda djalin bleva vetëm disa gjëra për ditën e parë të lindjes. Nuk ka arsye pse të shpenzosh dy apo më shumë herë për veshje bebesh që në fund do të përdoren shumë pak”.
16- Argëtohuni pa u dashur të paguani diçka
“Fëmijën tim e çoj shpesh në vende që nuk kërkojnë pagesën e një tarife të caktuar të hollash. Për shembull një park lojërash të vendosur në lagje, dyqan kafshësh, plazh. Ai kënaqet shumë me kosto zero”.

Lexoni dhe: Të rritësh fëmijë të përgjegjshëm, ja çfarë duhet të shmangin prindërit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X