Shqetësimi që keni për paratë e ushqimit mund t’ju sjellë migrenë

Kjo është një lidhje që ndoshta pak njerëz mund ta marrin në konsideratë, por studime të reja tregojnë se të rriturit që shqetësohen për blerjen e artikujve ushqimorë mund të vuajnë nga migrena.




0 0

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”.

Rreth një e katërta e këtyre thanë se ishin diagnostikuar me dhimbje koke.

Një cikël vicioz

Kur hulumtuesit morën parasysh faktorë të tjerë – si të ardhurat, arsimi, pirja e duhanit apo alkoolit, njerëzit që nuk kishin siguri për artikujt ushqimorë kishin 58% më shumë gjasa të vuanin nga migrena.

Studimi, i publikuar në internet në revistën JAMA Neurologji, lë disa pyetje pa përgjigje.

Sondazhi është bërë në një moment të caktuar, prandaj është e paqartë se cili problem erdhi më parë, problemet me ushqimin apo migrena, tha hulumtuesi kryesor Dr. Jason Nagata.

Ushqyerja e parregullt, problemet e gjumit dhe stresi emocional mund të shkaktojnë migrenë, tha ai. Dhe siç mund të imagjinohet,  kjo sëmundje është problem edhe për njerëzit që shqetësohen për ushqimet që do të vendosin në tavolinë.

Në anën tjetër, Nagata tha se migrena mund t’i pengojë njerëzit të punojnë dhe t’i bëjë të fitojnë më pak ose t’jua bëjë më të vështirë procesin e blerjes apo të gatimit të ushqimeve.

Të shqetësuar për vaktin e ardhshëm

“Për njerëzit me migrenë, është e rëndësishme që të kenë vakte ushqimore të rregullta dhe të balancuara. Në këtë studim, 11% e të rinjve të rritur kanë raportuar se ishin të pasigurt për atë që mund të ofronin në tavolinë, për shkak të parave që mund të mungonin.

Për Nagatan sugjerohet që mjekët t’u kërkojnë pacientëve me migrenë nëse kanë probleme me blerjen e ushqimeve dhe më pas t’u referojnë atyre ndihmat e mundshme.

Kuptimi i shkaktarëve të dhimbjes së kokës

Ushqyerja e parregullt, gjumi i dobët, dehidratimi dhe stresi në përgjithësi janë shkaktarë të migrenës. Njerëzit që nuk kanë siguri për ushqyerjen mund të kenë më shumë migrenë.

Mjekët duhet t’ju pyesin për problemet që mund të keni në lidhje me blerjen e ushqimeve. Nëse mjeku juaj nuk ju pyet, mund ta ngrini vetë problemin.

Në përgjithësi, është e vështirë për të rinjtë me migrenë që të kuptojnë shkaktarët e dhimbjes së kokës dhe mënyrën se si duhet t’i trajtojnë ata.

Rreth një miliard njerëz në mbarë botën kanë migrenë, sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës.

Lexo edhe: Migrena, përse gratë vuajnë më shumë se burrat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Më pak pije me sheqer,...

Pijet me sasi të lartë sheqeri rrisin rrezikun e obezitetit, sidomos tek fëmijët. Kohët e fundit, janë analizuar 30 studime, të cilët e kanë nënvijzuar edhe njëherë këtë rrezik. Rezultatet...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X