Ja arsyeja pse keni dhimbje koke gjatë periodave dhe si t’ia dilni

0 0

Periudha kur keni ciklin menstrual është e mërzitshme? Keni dhimbje barku, fryrje, dhimbje në të gjithë trupin dhe sigurisht edhe gjakderdhje. Por mund të ndodhë që të keni edhe dhimbje koke, para ose gjatë ciklit menstrual.  Mos u shqetësoni sepse nuk jeni e vetmja që keni këto simptoma.

Në të vërtetë, shumë gra vuajnë nga dhimbja e kokës para ose gjatë menstruacioneve.

Është e vështirë të thuhet nëse migrena ose dhimbja e kokës është e lidhur hormonalisht me ciklin ose jo, vetëm nga simptomat. Shumë gra e kanë dhimbjen e kokës një ditë para ose ditën e parë të ciklit menstrual.

Në ditën e dytë ose të tretë të menstruacioneve, dhimbja e kokës njëlloj si dhimbja e barkut zbehet.  Kjo ju ndihmon të kuptoni nëse dhimbja e kokës ka qenë e lidhur me periodat dhe si ta lehtësoni atë.

Pse disa femra kanë dhimbje koke gjatë periodave?

Shkak mund të jetë hormone estrogjen. Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja e kokës në këtë periudhë lidhet me rënien e shpejtë të estrogjenit para fillimit të periodave.

Kjo rënie e papritur e estrogjenit zvogëlon kimikatet në trurin tuaj që ndikojnë në dhimbjen dhe rrit ndjeshmërinë tuaj. Po ashtu duke qenë se estrogjeni ulet tek disa gra ndodh që të ngushtohen enët e gjakut dhe kjo jep dhimbje koke të fortë.

Faktorë të tjerë të mundshëm që mund të ndikojnë tek dhimbja e kokës janë dehidratimi, humbja e gjakut, sidomos nëse jeni anemike, gjumi I pakët. Dhe në rast se vuani nga migrena në përditshmëri, do të keni 60 për qind shanse që të vuani edhe gjatë periodave tuaja.

A ndryshon dhimbja e kokës gjatë menstruacioneve me dhimbjen e kokës në kushte normale?

Dhimbja e kokës gjatë menstruacioneve mund të jetë pak më ndryshe se sa një dhimbje koke tipike.  Dhimbjet e menstruacioneve mund të shkojnë nga të lehta tek më të rëndat dhe kanë tendencën të fillojnë në njërën anë të kokës para se të përhapen në të gjithë kokën.

Gjithashtu mund të bëheni shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe të keni të përziera në stomak.

Si mund të shpëtoj nga dhimbja e kokës?

Hapi i parë është parandalimi. Qëndroni të hidratuar, merrni disa pushim, dhe sigurohuni që keni fjetur mjaftueshëm gjumë. Nëse e dini se një dhimbje koke ka tendencë të vijë së bashku me periodat tuaja, provoni të merrni medikamente të tilla si aspirina, ibuprofeni (Advil ose Motrin) ose naproxeni (Aleve). Merrni ato sipas nevojës pas ushqimit për të shmangur problemet në stomak dhe ndiqni dozën e rekomanduar në anën e pasme të kutisë.

Nëse keni simptoma më të rënda të migrenës gjatë periodave si psh përveç dhimbjes së kokës edhe të vjella, duhet të shkoni tek mjeku.

Lexo edhe: Grate po i drejtohen kanabisit per te trajtuar dhimbjet e periodave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X