Dhimbjet mbrapa kokes, shkaqet, simptomat, trajtimi

0 0

Dhimbja e kokës mund të jetë sa e bezdisshme aq edhe shqetësuese. Dhimbja mund të ndihet në të gjithë kokën ose e lokalizuar vetëm në një pjesë të saj.

Sa i përket dhimbjeve të kokës në pjesën e pasme të saj mund të shkaktohet nga një numër shkaqesh të ndryshme. Ato mund të shoqërohen edhe nga simptoma të tjera që do t’ju ndihmojnë të kuptoni shkakun.

  1. Artriti.

Dhimbjet nga artriti shkaktohen për shkak të inflamacioneve dhe ënjtjeve kryesisht në zonën e qafës. Nëse e lëvizni mund të shkaktoni dhimbje më intensive. Artritet më të zakonshme janë artriti reumatoid dhe osteoartriti. Shkakton dhimbje në pjesën e pasme të kokës dhe qafës nëse keni një qëndrim të keq. Pozicionimi i keq i trupit krijon tension në shpinë, shpatullat dhe qafën tuaj. Dhe ky tension mund të shkaktojë dhimbje koke. Ju mund të ndjeni një dhimbje që “buçet” në qendër të kokës suaj.

  1. Hernie diskale.

Herniet diskale pas qafës suaj mund të shkaktojnë dhimbje dhe tension. Dhimbja zakonisht fillon dhe ndihet në pjesën e prapme të kokës. Mund të ndihet gjithashtu anash syve ose në sy. Simptoma të tjera mund të përfshijnë rëndesë në supe krahë. Kjo lloj dhimbje mund të intensifikohet kur qëndroni shtrirë. Disa njerëz mund të zgjohen nga gjumi për shkak të kësaj dhimbje. Kur shtriheni, mund të ndjeni një presion në majë të kokës si peshë.

  1. Sëmundje neurologjike, në regjionin oksipital, ose e zverkut.

Dhimbja shkaktohet kur nervat që dalin nga palca kurrizore në kokë janë të dëmtuara. Kjo sëmundje shpesh ngatërrohet me migrenë. Neurologjia oksipitale shkakton dhimbje të mprehtë që fillon nga qafa dhe leviz drejt kokës. Nga kjo mund të keni dhimbje thellë në sy, një ndjesi të goditjes në qafë dhe mbrapa kokës, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje të skalpit, dhimbje kur lëviz qafën.

  1. Tensioni.

Dhimbjet në anën e djathtë dhe në pjesën e pasme të kokës shkaktohen nga tensioni. Ky në fakt është edhe shkaku më i shpeshtë i dhimbjes pas kokës por edhe në anën e djathtë të saj. Ato mund të përfshijnë një shtrëngim në qafë ose kokë.

  1. Migrena.

Kjo sëmundje shkakton dhimbje në anën e majtë dhe në pjesën e pasme të kokës. Dhimbja e saj shfaqet në shumë vende por pjesa më e madhe e njerëzve i përjetojnë ato në anën e majtë ose mbrapa kokës. Veç kësaj dhimbje migrena shkakton të përziera, të vjella, lotim të syve, ndjeshmëri nga dritat apo zhurmat.

Si  duhet trajtuar dhimbja në pjesën e pasme të kokës?

Simptomat e shumë dhimbjeve të kokës mund të zvogëlohen me ilaçe që lehtesojnë dhimbjen si  acetaminofen (Tylenol). Disa ilaçe, si Tylenol Extra-Forca, mund të ndihmojnë nëse keni dhimbje koke kronike. Trajtimi është më efektiv kur bazohet në shkakun e saktë të dhimbjes së kokës.

Dhimbjet e kokës që shkaktohen nga artriti trajtohen mirë me anti-inflamator dhe ngrohje për të reduktuar inflamimin.

Dhimbjet që shkaktohen nga qëndrimi i keq mund të trajtohen menjëherë me acetaminophen. Në afat të gjatë, ju mund të trajtoni ose të përpiqeni të parandaloni këto dhimbje koke duke përmirësuar sjelljen tuaj. Blini një karrige ergonomike në punë ku të mbështesni mirë mesit dhe uluni në mënyrë të atillë që të dyja këmbët t’ju prekin në tokë.

Trajtimi i dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga hernia diskale. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga herniet diskale mbështeten duhen kuruar përmes terapisë fizike, injeksioneve epidurale për inflamacionin, dhe nëse është e nevojshme të përdoret edhe kirurgji. Ndonjëherë resultatet më të mira janë përmes stërvitjes.

Trajtimi i sëmundjes së neurologjisë oksipitale. Mund të trajtohet përmes kombinimit të një terapie me ngrohje, medikamenteve anti-inflamatore (NSAIDs) jo-steroidal, terapisë fizike, masazhit dhe relaksuesve të muskujve. Në raste të rënda, mjeku juaj mund të injektojë një anastezik lokal në zonën e zverkut për lehtësim të menjëhershëm. Ky opsion i trajtimit mund të zgjasë deri në 12 javë.

Dhimbjet e kokës nga tensioni. Mjeku mund t’ju japë medikamente me recetë për dhimbjen e kokës kur është kronike. Mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente parandaluese si ilaçet kundër depresionit ose relaksuesit e muskujve për të zvogëluar dhimbjen e kokës nga ato që ndodhin në të ardhmen.

Dhimbja nga migrena. Mjeku mund t’ju japë një mjekim parandalues ose një mjekim të menjëhershëm që ju lehtëson dhimbjet.

Trajtimi për dhimbjen e kokës përqendrohet në shkurtimin e periudhës së dhimbjes së kokës dhe në parandalimin e dhimbjeve të mëtejshme.

Ka trajtim të menjëhershëm që mund të injektohet në rastin e migrenës për shembull ku injektohet për lehtësim të shpejtë. Anestezi lokale apo dhe oktreotide, një version ku injektohet hromoni somotostatin

Ndërsa metodat parandaluese mund të përfshijnë: kortikosteroidet, qetësuesit e kanalit të kalciumit

melatoninë, qetësuesit e nervave. Në raste jashtëzakonisht të rënda mund të përdoret kirurgji.

Kur duhet të shkoni tek një mjek:

  • Kur filloni të përjetoni dhimbje koke të reja që zgjasin për më shumë se disa ditë;
  • Kur dhimbjet e kokës ndërhyjnë në aktivitetet tuaja normale;
  • Kur ju përjetoni ndonjë ndryshim të ri në modelet e dhimbjes së kokës;
  • Kur keni një dhimbje koke të rëndë që është më e keqe se ajo që keni pasur ndonjëherë, ose nëse dhimbjet e kokës tuaj bëhen gjithmonë dhe më të mëdha;
  • Nëse dhimbja juaj bëhet e pamundur për t’u duruar shkoni në një dhomë urgjence.

Nëse përjetoni dhimbje koke së bashku me ndonjë nga simptomat e mëposhtme, kërkoni kujdes mjekësor emergjent:

  1. Ndryshime të papritura në personalitetin tuaj, duke përfshirë ndryshimet jo-karakteristike të disponimit ose shqetësimit;
  2. Ethe, bllokim të qafës, konfuzion dhe zvogëlim i vigjilencës deri në pikën ku po përpiqeni të përqendroheni në një bisedë;
  3. Çrregullime vizuale, fjalim i ngathët, dobësi (duke përfshirë mpirjen në njërën anë të fytyrës), dhe mpirje kudo në trup;
  4. Dhimbje koke të rënda pas një goditje në kokë;
  5. Dhimbje koke që vijnë jashtëzakonisht befasisht.

Lexo edhe: Dhimbja e kokës te fëmijët, këmbanë alarmi për sëmundje serioze






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X