Dhimbja e kokës te fëmijët, këmbanë alarmi për sëmundje serioze

0 0

 

Dhimbja e kokës te fëmijët ndodh shumë shpesh për shkak të sëmundjeve virale ose mungesës së gjumit, të cilat rrallë shkaktohen nga traumat dhe depresioni. Në raste më serioze mund të shkaktohen nga meningiti ose sëmundje të tjera serioze. Njohja e dhimbjeve të ndryshme të kokës tek fëmijët është e rëndësishme, ndaj nevojitet një vlerësim i duhur i specialistit.

Anketa e pediatërve

Për këtë arsye, Sondazhi Kombëtar mbi Shëndetin e Fëmijëve në Universitetin e Miçiganit botoi një studim që shqyrton reagimet e 1,700 prindërve me fëmijë në moshën 6 deri në 18 vjeç dhe se si ata perceptojnë dhimbjet e kokës te fëmijët. Dy të tretat e prindërve të intervistuar thanë se kishin të paktën një sulm dhimbje koke të fëmijës së tyre që nuk lidhej me traumën, siç janë rrahjet dhe rëniet. Gjithashtu doli se 1 prind nga 6 nuk japin qetësues para vizitës së mjekut. Ekspertët thonë se mosdhënia e një qetësuesi vetëm sa zgjat dhimbjen. Përkundrazi, prindërit duhet jo vetëm të lehtësojnë dhimbjen, por duhet të informojnë pediatrin për kohën kur ka filluar dhimbja, frekuencën e saj dhe gjithë informacionin e nevojshëm për diagnozën.

Në urgjencë

Sondazhi gjithashtu tregon se 44% e prindërve shkojnë në urgjencë në varwsi të efikasitetit të ilaçit, 68% në rast të temperaturës dhe ngurtësisë së qafës, ndërsa 76% në rastin e të vjellave të përsëritura. Pediatrit amerikanë thonë se prindërit duhet të shkojnë në urgjencë për situata urgjente, kur fëmija bie dhe ka të vjella, ose në rast të ngurtësie të qafës dhe temperaturës, simptoma që mund të tregojnë fillimin e meningitit.

A e dini se?

Një në dhjetë fëmijë vuan nga  dhimbja e kokës. Format më të zakonshme janë migrena, për shkak të predispozicionit familjar ose gjenetik, dhe dhimbjes së tensionit të lidhur me faktorët emocionalë.

Lexo edhe: Pse femijet kane dhimbje koke?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X