Ulja e rrogës në të njëzetat ose tridhjetat ju bën të rrezikoni humbjen e kujtesës

Ulja e pagës deri në të tridhjetat mund t’ju rrezikojë humbjen e kujtesës dhe funksionimin e dobët të trurit në moshën e mesme, thotë një hulumtim.




0 0

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA.

Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit të madh, një periudhë e paqëndrueshmërisë ekonomike në të gjithë botën.

Rezultatet treguan se vullnetarët, paga e të cilëve ishte ulur të paktën një herë gjatë dy dekadave, performuan më keq në testet njohëse.

Studiuesit francezë pretendojnë se ndikimi i uljes së pagesës në shëndetin e trurit ishte tre herë më i madh se ai i një viti ku ndodh plakja natyrale.

Ata mendojnë se shëndeti i një personi në përgjithësi përkeqësohet si rezultat i të pasurit më pak para sesa kanë pasur më parë.

Studimi, i udhëhequr nga Qendra Kërkimore e Insermit në Bordo, vëzhgoi 3,287 persona. Ata ishin të gjithë 2 – 35 vjeç në fillim.

Studiuesit vëzhguan se sa shpesh të ardhurat e tyre uleshin, si dhe përqindja e ndryshimit të pagës midis secilit pjesëmarrës.

U zbulua se vullnetarët që kishin dy ose më shumë ulje pagash kishin njohuri më të këqija se ata që nuk ju ndryshonte pagesa.

Njerëzit me dy ose më shumë rënie të të ardhurave kishin vëllim të përgjithshëm më të vogël të trurit, krahasuar me ata, rroga e të cilëve qëndroi e qëndrueshme.

Për shkak të këtyre studimeve në SHBA politikat synojnë të qetësojnë ndryshimet e paparashikueshme të të ardhurave.

Studiuesit thanë se individët që përjetojnë luhatje të rëndësishme të të ardhurave mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, depresioni ose stresi.

Ata me paqëndrueshmëri financiare mund të përvetësonin zakone jo të shëndetshme, të tilla si pirja e duhanit ose alkoolit, ose nuk arrijnë të menaxhojnë sëmundje të tilla si diabeti – i cili ka shumë komplikime.

Lexo edhe: Si të kemi sukses në karrierë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Më pak pije me sheqer,...

Pijet me sasi të lartë sheqeri rrisin rrezikun e obezitetit, sidomos tek fëmijët. Kohët e fundit, janë analizuar 30 studime, të cilët e kanë nënvijzuar edhe njëherë këtë rrezik. Rezultatet...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X