A duhen futur në ngrirje ushqimet që i jepni fëmijës? Këshilla dhe masa paraprake që duhet të merrni parasysh

0 0

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet, duhet të jeni plotësisht të përgatitura për këtë. Kur i jepni fëmijës ushqime të ngurta, i vogli juaj do të fillojë të hajë në sasi të vogla dhe gjithmonë do të mbetet pak ushqim që nuk e ka ngrënë. Për këtë arsye ju mund të mendoni të ruani ushqimin e mbetur në ngrirje për përdorim të mëvonshëm, në mënyrë që të kurseni kohën për gatim.

Por si mund ta ngrini ushqimin e foshnjës në mënyrë që të mos jetë i dëmshëm?

Prindërit mund të kenë arsye të ndryshme pse e fusin ushqimin e foshnjave në ngrirje. Disa prindër mund të zgjedhin këtë metodë për shkak të kufizimeve kohore, të tjerët mund të mendojnë për këtë mënyrë ruajtje për shkak të kufizimeve monetare. Epo, cilado qoftë arsyeja, nëse po kërkoni mënyra për ngrirjen e ushqimit për fëmijën tuaj, ja si ta bëni këtë:

  1. Shporta me kuba akulli.Një nga metodat më të zakonshme dhe të përdorura gjerësisht për të ngrirë ushqimin e foshnjës suaj është duke përdorur një shportë në formën e kubave të akullit ose  tabaka frigoriferike. Këto tabaka dhe çanta prej silikoni janë shumë të përshtatshme për t’u përdorur. Ju mund t’I mbushni me perime, fruta ose lloje të tjera të ushqimit për fëmijë, t’i mbuloni me kapakë plastikë dhe t’i mbani në frigorifer. Sa herë që fëmija juaj është i uritur, mund të nxirrni një kub dhe ta ngrohni. Kjo është një mënyrë shumë  e mirë e ngrirjes së ushqimit pasi zë pak hapësirë.
  2. Kutitë një përdorimshme. Kutitë me një përdorim të vetëm që shërbejnë për ngrirje janë të bëra me silikon dhe e ruajnë shumë mirë ushqimin në frigorifer. Frutat që nuk ngrijnë plotësisht si kumbullat dhe kajsitë mund të ruhen në këto kuti.
  3. Letër dylli. Ju gjithashtu mund të ruani ushqimin e foshnjës në një letër dylli ose tabaka. Ajo që duhet të bëni është të mbuloni ushqimin për fëmijë me këto fletë dhe t’i mbani ato në ngrirje. Këto fletë ndihmojnë që ushqimet e ruajtura të mos ngurtësohen potësisht.
  4. Qese ushqimesh për fëmijë. Janë disa lloj qesesh të bëra posaçërisht për të ruajtur ushqimin e fëmijës dhe janë një mundësi e mirë për t’I përdorur edhe në ngrirje.

Për sa kohë mund të mbani ushqimin e foshnjës në ngrirje?

Puretë e frutave për 6-8 muaj.

Perimet e gatuara për 6 deri në 8 muaj.

Shpendët për 6-8 muaj.

Supat dhe salcat për 3 muaj.

Peshk me vaj për 3 deri në 4 muaj.

Si të Shkrini Ushqimin e Ngrirë

Para se të gatuani ushqimin e ngrirë për fëmijën tuaj, është e rëndësishme që ta shkrini atë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet të shkrini çdo lloj ushqimi të ngrirë në temperature e dhomës pasi ushqimi  mund të vihet në kontakt me bakteret. Në rastin ideal, duhet të hiqni sasinë e kërkuar të ushqimit të ngrirë dhe ta vendosni në pjesën tjetër të frigoriferit që nuk ngrin.

Mos e lini ushqimin të zbuluar dhe sigurohuni që kur ta vendosni në ngrirje, ushqimi të jetë në një enë hermetike.  Një tjetër mënyrë për të shkrirë ushqimin e ngrirë është duke e vendosur atë në një tas qelqi dhe këtë tas ta vendosni më pas në një tjetër enë të mbushur me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë mund të shkrini ushqimin direkt në sobë ose në mikrovalë për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.

Ushqimet që nuk duhet t’I fusni në ngrirje:

  • Vezët e ziera apo vezët në bikerina
  • Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të ujit si kastraveca, marule, etj.
  • Salcat apo ushqimet që përmbajnë vezë
  • Bimët me gjethe
  • Produktet e qumështit si djathi, kos i thjeshtë, etj.

Këshilla për ngrirjen e ushqimit të foshnjës

  • Pastroni dhe lani perimet, frutat dhe artikujt e tjerë ushqimorë përpara se t’I gatuani ato ndonëse mund t’i keni larë para se t’i fusnit në ngrirje.
  • Mos e gatuani shumë ushqimin që planifikoni të ngrini pasi mund të humbni vitaminat dhe mineralet e tij.
  • Vendosni datën tek ushqimi përpara se ta fusni në ngrirje dhe mos e konsumoni ushqimin pas datës së skadimit.
  • Mos e fusni në frigorifer sërish një ushqim të shkrirë apo që ju ka mbetur përsëri

Mund ta ngrohni ushqimin e ngrirë për fëmijën tuaj?

Po, mundeni dhe duhet ta ngrohni gjithmonë ushqimin e ngrirë para se t’ia jepni fëmijës tuaj. Megjithatë, në vijim janë disa pika që duhet të mbani mend:

1-Ngrohni vetëm sasinë e ushqimit që mendoni se fëmija juaj do të jetë në gjendje të konsumojë.

2-Ngrohni ushqimin e ngrirë dhe lëreni të ftohet përpara se ta ushqeni fëmijën tuaj.

3-Përdoreni ushqimin e ngrohur brenda disa orëve ose në të njëjtën ditë.

4-Mos e rifusni në frigorifer ushqimin nëse është ngrohur një herë pasi ushqimi mund të humbasë lëndët ushqyese të tij. Ngrohja e llojeve të caktuara të ushqimit mund të ndryshojë përbërjen kimike të ushqimeve dhe të sjellë helmim ushqimor. Shembujt përfshijnë kushqime me kërpudhat, pulat, patatet dhe vezët.

Mund të përdor kavanoza qelqi për të ngrirë ushqimin e fëmijës?

Jo, kavanozat e qelqit nuk duhet të përdoren për të ngrirë ushqimin e foshnjës sepse ushqimi ka tendencë të fryhet në ngrirje dhe kur kjo ndodh enët e qelqit mund të thyhen. Është mirë që të përdorni enë silikoni për të ruajtur ushqimin në sasi të pakta. Ekzistojnë edhe kavanoza qelqi të sigurt që mund të përdoren.

Ju duhet gjithmonë t’i jepni ushqim të freskët fëmijës tuaj. Por nëse për shkak të ndonjë kufizimi ju duhet ta fusni ushqimin në ngrirje, ne shpresojmë që pikat e përmendura më sipër t’ju ndihmojnë në ruajtjen e ushqimit në mënyrën e duhur.

Lexo edhe: Ushqimet dhe pijet qe qetesojne femijen e semure






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X