Ushqimet dhe pijet qe qetesojne femijen e semure

0 0

Nëse fëmija ka ftohje
Nëse fëmija i ka hundët e zëna, ka kollë apo dhimbje fyti do të ketë vështirësi në gëlltitje dhe për këtë arsye duhet ta bëni të pijë sa më shumë lëngje të cilat do ta bëjnë atë të nxjerrë gëlbaza si edhe të kollitet më me lehtësi. Përpiquni t’i jepni atij lëngje frutash të shtrydhura në shtëpi, sa më shumë ujë dhe akullore apo kasata. Për dhimbjet e fytit këshillohen të pihen gjëra shumë të nxehta ose shumë të ftohta, të cilat do të kenë një efekt qetësues tek fëmija. Disa alternativa mund të jenë: çokollata e ngrohtë, akulloret, lëngu i frutave i ftohtë. Këshillohet të evitohet përdorimi i lëngjeve të agrumeve, për shkak se kanë përmbajtje acide dhe për disa fëmijë mund të shkaktojë dhimbje më të mëdha. Supa e pulës është zgjidhja klasike që përdoret në rastet kur fëmija ka ftohje apo dhimbje fyti, kjo pasi është vërtetuar se ka veti anti-inflamatore pasi minimizon lëvizjen e qelizave neurofile-imunitare të cilat stimulojnë lëshimit e mukozës. Nëse fëmija ka dëshirë të hajë mund të provoni t’i jepni edhe makarona.
Kur fëmija ka dhimbje stomaku
Është shumë e rëndësishme që fëmija të marrë sa më shumë lëngje nëse ka diarre apo të vjella, pasi në të kundërt mund të shkaktohet dehidratim. Gabimi që shpesh prindërit bëjnë pasi fëmija ka vjellë është që e lejnë stomakun “të qetësohet” për njëfarë kohe, duke mos e lënë fëmijën të pijë asgjë. Në raste të tilla fëmijës duhet t’i jepen të hajë ushqime të lehta dhe lehtësishte të tretshme si edhe ujë.
Për një bebe:
• Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me gji përpiquni ta bëni këtë sa më shpesh dhe me periudha të shkurtra dhe nëse ai vjell pask pasi ka pirë prisni 20 minuta për ta bërë të pijë sërish. Nëse fëmija vjell vazhdimisht, mos i jepni më gji por kontaktoni me mjekun për të marrë një medikament të posaçëm për hidratimin e tij. Fëmija duhet të marrë sasitë e kaliumit dhe natriumit që ka humbur me anën e të vjellave apo diarresë të vazhdueshme.
• Nëse e ushqeni fëmijën me biberon, mos i jepni qumësht formule për momentin, por përbërjen hidratuese orale, duke ja dhënë sërish pas 20 minutash. Përpiquni të kontaktoni fillimisht me mjekun pediatër.
Nëse fëmija është mbi 1 vjeç
• I jepni të pijë përbërjen hidratuese cdo 20-30 minuta. Nëse e vjell prisni 30 minuta për të riprovuar sërish.
• Nëse fëmija e refuzon ta pijë mund ta përzieni me pije pa përmbajtje sheqeri.
• Nëse fëmija ka vetëm diarre dhe jo të vjella mund të mjaftoheni duke i dhënë vetëm ujë apo qumësht. Mos i jepni lëngje frutash, qofshin ato industrial apo të bëra në shtëpi.
• Nëse fëmija fle dhe nuk paraqet shenja dehidratimi, mos e zgjoni për të pirë më shumë. E leni të pushojë mjaftueshëm.
Kur fëmija fillon të ndihet më mirë
Pak orë pasi fëmija ka pushuar së vjelli mund t’i ofroni lëngje frutash si edhe sasi të vogla ushqimi. Ideja është që ju duhet të përpiqeni ta bëni fëmijën të hajë sërish ushqimet që përmbante dieta e tij e përditshme. Për 1-2 ditë evitoni pijet me sheqer, lëngun e portokallit si edhe lëngjet e tjera me përmbajtje acide. I jepni fëmijës krakera, drithëra të thata, kek pa shurup ose bukë të lyer me gjalpë kikiriku. Supa e pulës sërish do të ishte një alternativë shumë e mirë pasi fëmija ka nevojë për kalium. I jepni fëmijës të pijë qumësht duke filluar nga pak dhe më pas duke vazhduar normalisht. Ai nuk është një faktor përkeqësues i vë vjellave apo diarresë.
Nëse fëmija ka temperaturë
Nëse fëmija juaj ka temperaturë, por pa të vjella apo diarre duhet ta bëni të pijë lëngje. I ofroni shpesh herë gjatë ditës lëngje frutash, qumësht, ujë, çaj. Supa dhe frutat duhet të jenë në sasi të konsiderueshme pasi përmbajnë sasi të mëdha lëngjesh. Edhe nëse fëmija nuk ka oreks mund t’i ofroni të hajë pjeshkë të ftohta, kos me vanilje të futur në frigorifer, lëng të ftohtë manaferre etj. Kini parasysh se pavarësisht çfarë shqetësimi mund të shfaqë fëmija (nga të sipërpërmendurat), brenda 2 ditësh mund të rifillojë të hajë normalisht.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X