Të lëkundësh një fëmijë, imiton lëvizjet që ai ka ndjerë në barkun e nënës. Foshnjat e sapolindura janë shumë delikate. Kockat dhe muskujt e tyre nuk janë të formuara mirë. Prandaj janë të varur ndaj prindërve të tyre. “Ne duhet të qëndrojmë në bark edhe 18 muaj”, shprehet profesoresha e psikologjisë në Universitetin e Notre Dam Darcia Narvaez. “Krahasuar me kafshët e tjera, ne nuk jemi të gatshëm të lindim aq shpejt”.
Menyra më e mirë për ta kaluar këtë fazë, është që prindërit të imitojnë lëkundjet e barkut që foshnja ka ndier gjatë shtatzanisë. Lëkundja e bebit ndihmon në stimulimin e tretjes së ushqimit, por dhe të sistemit nervor të tyre duke i dhënë një metodë për tu qetësuar.
Nga ana tjetër për ta vendosur në gjumë duhet dhe një mbështetje e jashtme. “Tregohuni të qëtë dhe të dururshëm”, u shpreh eksperti i gjumit të foshnjës, Meg Casano. Të mësosh gjëra të reja kërkon kohë si për të rriturit ashtu edhe për foshnjat. Kështu që përpiquni që partneri juaj të mos shpresojë që sa ta lëkundë fëmijën ai të flejë gjumë.
Jo gjithmonë ndodh ajo që kemi shpresuar. Të dy prindërit duhet të jenë në gjendje të mirë që ta kenë sa më të lehtë. Dhe nese nuk e kapni dot metodën zhvilloni një që përputhet me trupin tuaj, pasi është një proçes i dyanshëm mes fëmijës dhe prindit.
Ajo që është e rëndësishme është që të dy prindërit të dijnë këto metoda në mënyrë që të ketë një alternim dhe fëmija të mos lidhet vetëm me njërin prind. Çelsi i suksesit është të dëgjoni fëmijën tuaj se çfarë po ju thotë. Ndiqni sinjalet e tij. “Bëni atë që fëmijën e qetëson”, shprehet Narvaez. Disa fëmijë preferojnë të qëndrojnë drejt, por kjo nuk mund të bëhet nësë ata kanë refluks. Disa pëlqejnë të lëkunden. “Kam parë njerëz që e trajtojnë fëmijën e tyre si një kukull dhe nuk i kushtojnë vëmendje”, shprehet ajo. Ata thjesht i lëvizin lart, poshtë pa e vënë re nëse fëmijës i pëlqen dhe është duke e shijuar.
Narvaez thotë se ka parë thellë në trashëgiminë e gjyshërve dhe duke u bazuar në këtë beson se ritmi i 60 beats per minute është ideal për ta lëkundur fëmijën. Duhet të kuptoni që ajo që po bëni për të qetësuar fëmiëjn do të ketë efekte afatgjata. Veproni kështu dhe arrini ta ndihmoni dhe më shumë. Përveç lëvizjeve të shpejta dhë të rrezikshme, asgjë nuk mund të përcaktohet si e mirë dhe e keqe, nëse funksionon për fëmijën tuaj dhe ju atëherë jeni në rrugën e duhur.
Lexo edhe: Gjumi i drekes permireson te foluren e femijes
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu