Rregullat thelbësore që duhen mbajtur mend kur ndani shtratin dhe dhomën me partnerin tuaj

0 0

Ku do flejë qeni? Kush do ta fikë dritën? Dhe çfarë mund të hamë në krevat? Kur dhoma e gjumit bëhet një “fushë beteje”, ekzistojnë disa rregulla bazë që na ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë.

Sipas përkufizimit, dhoma e gjumit supozohet të jetë vendi më i qetë në shtëpi, ku krevati është kulmi i gjithë lumturisë. Shmangni konfliktin me çdo kusht, edhe nëse do t’ju duhet të vini kushtin për të mos folur asnjë bisedë tjetër veç seksit.

Megjithatë, njerëzit janë ata që janë, të aftë të argumentojnë pafundësisht edhe për gjërat më të vogla. Por cilat janë rregullat bazë që duhet të vendosni me partnerin tuaj?

  1. A duhet ta merrni telefonin ose tabletin tuaj në shtrat?

Jo. Nëse nuk doni t’ju tërhiqet vëmendja nga email-et e punës, mendimet e zhurmshme apo reaksionet emocionale që provokojnë mediat shoqërore. Përpiquni të mos i përdorni telefonat celularë përveçse kur vendosni alarmin. Kështu nuk do t’ju duhet ta prekni telefonin gjatë natës. Telefoni nuk është projektuar të jetë në dhomën e gjumit dhe drita që ai ka e tregon këtë. Ne kemi qeliza tepër të ndjeshme në sytë tanë ndaj dritës së telefonit dhe me përdorimin e tij këto qeliza pengojnë lirimin e melatoninës dhe aktivizojnë lëshimin e kortizolit, duke na penguar të flemë gjumë.

  1. Çfarë është e pranueshme të konsumohet në shtrat?

Është më shumë “kur”; që përcakton “çfarë”. Dr. Paul Kelley, një akademik në Oksford thotë se nuk sheh asgjë të gabuar në parim me të ngrënit në shtrat (përveç thërrimeve). Por ai thotë se është e rëndësishme që të mos hahet shumë vonë në darkë dhe të tretet ajo që konsumohet para se të flemë. Por mëngjesi në shtrat është i këndshëm dhe mund të konsumohet (vetëm kujdesuni për thërrimet).

  1. Duhet të keni mbulesa të veçanta?

Nëse ju mund ta ndani me njëri-tjetrin mbulesën, ose nëse përshtateni me mbulesat që zgjedh partneri atëherë mund të flini me të njëjtën mbulesë. Por nëse njëri prej jush ka shumë nxehtë dhe tjetri gjithmonë ftohtë atëherë është më  e këshillueshme të flini me mbulesa të ndara.

  1. A është e pranueshme të flini në sallon, nëse në dhomën e gjumit partneri juaj po fle “për 7 palë qejfe” ndërsa ju i keni sytë në tavan?

Koha e gjumit nuk është e njëjtë për shumë çifte. Kjo për shkak se ata mund të bëjnë jetë të ndryshme ose të konsumojnë gjëra të ndryshme, për shembull njëri pi kafe, tjetri jo. Askush nuk e gjen një partner të përsosur të gjumit, i cili do të flejë në të njëjtën kohë me ty. Por megjithëse e dimë këtë, ne gjithmonë synojmë ta arrijmë. Dhe për këtë arsye shpesh lindin konflikte edhe në fusha të tjera të jetës, sepse nuk bini dakord për shembull për kohën kur duhet të dilni. Përgjithësisht nëse tjetri fle dhe ti rri me sytë në tavan, bëhesh pak xheloz për këtë. Por nuk është zgjidhja të flini në shtrate të ndara dhe sidomos në dhoma të ndara.

  1. Kush duhet të ngrihet kur fëmija qan?

Duke supozuar se fëmija nuk ka nevojë të ushqehet me gji, mund ta bëni me radhë, që të ngrihet ai që nuk është ngritur herën e kaluar. Ose mund të negocioni duke u bazuar në faktin se kush ka qenë më i lodhur në fund të ditës. Gjëja e mirë me fëmijët është se përgjithësisht të dy prindërit nuk mërziten duke bërë gjëra me ta.

  1. Si ta minimizoni shqetësimin kur bie alarmi juaj?

Alarmi ju ngjall shqetësime me frikën se nuk do të zgjoheni. Është vërtetuar shkencërisht se alarmi mund t’ju stresojë shumë kështu që ajo që mund të bëni është të përpiqeni të krijoni një orar të rregullt gjumi, në mënyrë që të zgjoheni gjithmonë në të njëjtin orar.

  1. Kush do ta fikë dritën?

Edhe pse duket si një shaka, kjo është një çështje “themelore” në dhomën e gjumit. Zakonisht vendimi merret me respekt të ndërsjellë: personi më i afërt tek çelësi apo personi që fle më vonë e fik dritën. Kujtoni gjithmonë se nëse abuzoni me kohën e gjumit tuaj mund të rrezikoni jetën tuaj sociale e cila pasohet me dhimbje koke, mungesë fokusimi apo edhe probleme me tretjen.

  1. Çfarë të bëni kur partneri gërhet?

Mundohuni të shmangni fajësimin e partnerit tuaj. Gërhitja e rregullt zakonisht mund të zbutet nëse e shtyni pak partnerin por pa e zgjuar. Nëse gërhitja vjen nga një ftohje duhet të tregoheni mirëkuptues pasi një ditë mund të ftoheni edhe ju. Përpiquni të gjeni shkakun e gërhitjes dhe të merrni kurën e duhur.

  1. Kush e rregullon shtratin?

Kjo është një pyetje e thjeshtë. Atë duhet ta bëni së bashku, pasi kjo është mënyra më e shpejtë dhe më e mirë. Partneri duhet të kuptojë se jeni të dy përgjegjës për të rregulluar krevatin.

  1. Duhet ta lini qenin të bashkohet me ju në shtrat?

Kushdo nga partnerët që është i ndjeshëm ndaj qenve dhe duhet të vendosë nëse ai duhet pranuar në shtrat apo jo, zakonisht vendos për jo, sepse nuk ka vend. Por kur njëri nga partnerët largohet për një udhëtim, qeni mund të zerë vendin e tij.

  1. A duhet të shkëmbeni anët e krevatit me partnerin tuaj?

Jo sigurisht që jo.

Lexo edhe: Nese doni gjume te mire, beni seksin prioritet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X