Partneri im dhe unë vuajmë nga ankthi dhe kjo e ka forcuar marrëdhënien tonë

0 0

 

Ne përjetojmë ankthin shumë ndryshe, por ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në një mënyrë që kurrë më parë nuk e kam përjetuar.

“Unë e kuptoj si ndihesh” është zakonisht përgjigjja e të dashurit tim, kur unë tronditem e ndihem e shqetësuar.

Zakonisht, kur dilja me njerëz të tjerë, përpara se të njihja partnerin tim, askush nuk i mirëkuptonte momentet e mia të ankthit. Më parë kam menduar se është diçka e mirë të kesh një partner që nuk vuan nga ankthi, por e kisha gabim. Gjithë të tjerët që kam njohur më kanë bërë të besoj se te kesh ankth është diçka nga e cila duhet të kisha turp dhe nuk e tregoja kurrë në momentet që pësoj atak.

Njëherë kur pata një sulm paniku në makinë me ish-të dashurin tim, ai më tha se isha bërë shumë dramatike dhe nuk e kuptoi aspak gjendjen time. Kështu tentoja gjithmonë që ta fshihja këtë pjesë timen nga njerëzit që më rrethonin.

Askush nuk e kuptonte çfarë kaloja unë derisa takova Noenw. Nuk e di pse por me të kurrë nuk e ndjeva nevojën të fshija atë që përjetoja. Njëherë në fillimet tona, shkuam në një udhëtim me rreth 10 persona. Gjithë të tjerët kishin qenë në shkollë bashkë dhe për këtë arsye për ta ishte një ribashkim, ndërsa për mua një ambient i panjohur, që më ngjallte pasiguri e për rrjedhojë pata disa episode ankthi. Më është dashur disa herë të dilja, të merrja ajër të pastër, të ecja gjatë e më pas të kthehesha tek ata.

Partneri im ishte shumë mirëkuptues. Ai gjithashtu vuan nga ankthi, por e ka atë të shprehur në mënyra të tjera dhe e përballon në mënyra të tjera. Megjithatë, ai më kupton shumë mirë dhe më inkurajon që ta përballoj jo duke u larguar, por duke i dalë përballë.

Ne përjetojmë ankthin shumë ndryshe, por ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në një mënyrë që kurrë më parë nuk kam përjetuar.

Jam mirënjohëse çdo ditë që kam dikë tek i cili mund të mbështetem. Fakti që jam në gjendje të hapem me partnerin për këtë pjesë kaq të vështirë dhe që dëgjoj edhe shqetësimet e tij e ka përfocuar kaq shumë lidhjen tonë.

Lexo edhe: Kafja rrit ankthin tek njerezit qe vuajne prej tij






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X