Unë u ndesha me ankthin e fëmijës tim duke e lënë atë ta përjetonte

0 0

Herën e parë që vajza ime pësoi një sulm paniku, ndodhi kur ajo ishte 11 vjeç. Ishte e tmerrshme. Ajo po lëvizte me shpejtësi, duke mos marrë dot frymë dhe dridhej pa vetëdije, ndërsa lotët i rridhnin dhe barku i saj ulej dhe ngrihej.

Të gjitha sepse ajo kishte veshur fanellën e gabuar të futbollit në praktikën e saj javore.

Unë kurrë nuk kisha qenë e pranishme në një sulm paniku më parë. Nuk kisha përvojë me ankthin. Por, ashtu siç kisha toleruar më parë gabimet e saj prej fëmije, edhe kësaj herë doja të bëja më të mirën për të. Nëse do të kisha marrë makinën e të kisha shkuar në shtëpi për të marrë bluzën që duhej, gjithçka do të ishte rregulluar. Ajo ma kërkoi këtë. Por për të rregulluar problemin në thelb unë nuk isha e sigurt.

Thellë, në heshtje, instikti im i nënës po më thoshte të mos e bëja këtë gjë, pasi duke ia plotësuar të gjitha dëshirat unë po ushqeja një “përbindësh” të vogël dhe në vend që ta qetësoja, mund t’i bëja keq asaj.

Kështu dëgjova zërin tim të brendshëm. I thashë asaj se nuk do të merrja fanellën. Nuk mund të gënjej për këtë- ajo qau, mu lut dhe pastaj qau më shumë. Por unë qëndrova e fortë dhe e qetë, duke i fërkuar shpinën dhe duke përsëritur: “Unë jam këtu. Gjithçka do të shkojë në rregull,” ndërsa e kishte kapur ndjenja e panikut. Pastaj, së bashku ecëm në fushë dhe i shpjegova trajnerit se vajza ime kishte veshur trikon e gabuar. Ai buzëqeshi, e siguroi atë se nuk ishte problem dhe e inkurajoi që të bashkohej me shokët e tjerë të skuadrës dhe të dribullonin topa futbolli rreth shtyllave.

Numri dy i sulmit të panikut ndodhi disa muaj më vonë, një natë para garës vjetore të shkollës së saj. Në vitet e mëparshme shkollore, ajo kishte kishte pritur me padurim për këtë garë vrapi dhe kishte ecur para me praktikat e përditshme dhe takimin vjetor.

Por shkolla e saj do të ishte e pranishme dhe u vendos që pista e vrapuesve do të ishte shumë e vogël. Çdo lëvizje e saj do të ishte në ekran të madh dhe e gjithë shkolla do të ishte dëshmitare nëse ajo do të binte, do të fitonte, apo do të lodhej.

Ndërsa eventi po afrohej, vajza ime ishte në luftë me veten, në panik dhe e shqetësuar. Unë as që e kisha idenë për këtë deri një natë para eventit kur e çova për të fjetur gjumë. Ndërsa isha duke e futur në dhomën e gjumit, simptomat i filluan, ashtu si atë ditë në fushën e futbollit: lotët që i vërshonin në fytyrë, barku që i fryhej dhe ajo s’mbushej dot me frymë.

U ula pranë saj dhe së bashku pritëm që paniku të zhdukej. Unë e sigurova atë me qetësi se do të kalonte dhe se nuk do ta lija vetëm derisa të ndihej më mirë. U deshën 20 minuta, por ngadalë, lotët u ndalën, frymëmarrja u kthye në normalitet dhe stomaku iu qetësua. Dhe më pas ajo më tha gjithçka: Me vetëm katër vajza të tjera në klasën e saj konkurruese, nuk kishte mundësi që ajo të mos binte në sy. Dhe ajo nuk donte të shkonte në garë.

Edhe një herë tjetër fëmija im ishte e lënduar dhe kishte frikë dhe sigurisht që unë doja ta rregulloja. Pse nuk e lashë thjesht ta braktiste garën? Ishte thjesht një garë e vogël dhe e parëndësishme. Por përsëri instikti im nuk më lejoi. Nuk dua të gënjej: Unë doja që ajo të vraponte në atë garë.

Si nëna e saj, e dija se nëse ajo do të vraponte dhe do të përballej me ankthin e saj, do të mësonte se gjithmonë është më mirë që t’i provosh shanset në jetë, pa marrë parasysh nëse fiton apo dështon.

Unë nuk jam psikologe, por ndjeva fuqishëm që nëse ajo e lejonte ankthin e saj ta pengonte për një gjë të tillë që duhej një ngjarje e parëndësishme, ajo vazhdimisht do të stepej në jetë, kur të përballej me pakënaqësi apo shqetësime në të ardhmen.

Kështu që ne biseduam për këtë frikë dhe skenarin më të keq të situatës, duke u tallur. Diskutuam për argumentet pro dhe kundër të pjesëmarrjes së saj. I kujtova incidentin e futbollit dhe në fund të bisedës sonë pashë që ajo ndihej më mirë, më e fortë, por ende nuk ishte e sigurt se çfarë duhet të bënte. Atëherë unë kalova nga nënë në këshilltaren e saj dhe i thashë: “E di sesa shumë që dëshiron të vraposh. Unë mendoj se nëse nuk e bën, nëse e lëshon veten para këtij ankthi do të bësh gabim. Besoj se nëse ia vrapon pa marrë parasysh do të fitosh apo jo, do t’i tregosh vendin këtij ankthit dhe do ta bësh të kuptojë se ai nuk ka kontroll mbi ty.

I thashë asaj të mendonte për atë që i thashë dhe të flinte.

Të nesërmen, ajo tha se do të vraponte. Nëse ajo ishte e nxitur nga këshilla ime apo ishte vënë nën presion prej saj, nuk do të jem kurrë e sigurt. Ajo që di është se isha e ulur aty, duke e parë të garonte, me zemër të ngrirë. A po bëja gjënë e duhur, a duhet ta kisha bindur që ta linte garën. Po sikur ajo thjesht nuk mund ta bënte atë? Po sikur të kishte një tjetër sulm paniku – këtu dhe tani – para gjithë shkollës?

Unë mund të shihja sesi ajo po i mbante lotët deri në momentin kur mësuesi thirri: Nisuni! Dhe pastaj ajo vrapoi.

Nuk ka rëndësi sesi ajo vendosi. E rëndësishmja është se ajo konkuronte në një situatë të panjohur, drejt burimit të gjithë ankthit të saj.

Kur mbaroi, vrapova për ta pritur. I thashë se isha shumë krenare për të dhe buzëqëshja që rrezatonte nga fytyra e saj pa frymë ishte përgjigje e mjaftueshme për të kuptuar sesi ndihej.

Unë nuk dua që fëmijët e mi të shqetësohen. Ndoshta kundër intuitës, unë besoj se kjo do të thotë që duhet t’i lejoj ata të jenë të shqetësuar. Kjo garë në shkollë ishte tre vjet më parë, dhe që nga ajo kohë vajza imë nuk ka pasur një sulm ankthi.

Lexo edhe: Kurre nuk besoja tek meditimi, por ishte e vetmja gje qe me ndihmoi te kaloja ankthin ne shtatzeni

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X