Kurrë nuk besoja tek meditimi, por ishte e vetmja gjë që më ndihmoi të kaloja ankthin në shtatzëni

0 0

Unë kam vuajtur nga ankthi që në universitet dhe mjeku më ka dhënë ilaçe për t’i marrë në rastet kur mund të kisha ndonjë sulm paniku.

Rrallë i marr këto ilaçe, por ka momente kur e kam të nevojshme t’i pi për të mbajtur mendjen time të shëndoshë. Por kur burri dhe unë filluam të flisnim rreth të pasurit një fëmijë, nuk isha shumë e sigurt për shkak të ilaçeve që do më duheshin të përdorja ndërsa isha shtatzënë.

Mjeku më tha se mund të merrja një dozë të vogël, ndërsa isha shtatzënë, në momentin kur mund të kisha një sulm paniku ose do të përjetoja një nivel të lartë ankthi.

Mirëpo duke qenë se unë nuk doja që të merrja medikamente, më duhej të gjëja një mënyrë që të mbaja ankthin tim nën kontroll gjatë asaj që duhet të ishte periudha më e lumtur e jetës sime (gjithashtu më e vështira). Kjo ndodhi kur unë provova meditimin.

Të qenit shtatzënë për herë të parë vjen me shumë të panjohura dhe unë nuk përshtatem shumë mirë me surprizat. Unë jam projektuese. Më pëlqen të di se çfarë do ndodhë. Por çdo shtatzëni është e ndryshme dhe ne mund të parashikojmë vetëm se çfarë mund të ndodhë nga një moment në tjetrin. Kjo ishte e vështirë për mua, dhe isha gjatë gjithë kohës duke menduar nëse kishte ndonjë gjë të gabuar.

Po sikur të kem një sulm paniku kur të shkoj në punë? Po sikur të mos jem nënë e mirë? Dhe më e frikshmja-po sikur ta humb fëmijën? Të gjitha këto pyetje më bënë që të ushqeja ankthin tim, dhe për ta larguar atë, më duhej të përqendrohesha në meditim.

Mësova të meditoj duke shkarkuar nga interneti video dhe libra audio për meditim dhe fillova ta bëja si rutinë. Shumica fillojnë me përqëndrimin në frymëmarrje, pastaj skanon trupin dhe mendjen për mendimet që të stresojnë. U mësova të pranoj frikën dhe ankthet e mia dhe pastaj…i lashë ato të shkojnë. Fillova të ndihesha kaq e qetë gjatë meditimeve dhe ngadalë, paqja filloi të mbizotëronte në jetën time të përditshme. Unë nuk isha e qetë vetëm kur meditoja, por isha e qetë sa herë lindnin situata të vështira.

Për sa i përket shtatzënisë së dytë, gjeta një program lindjeje, i cili bazohej po në themelet e meditimit që përdorja gjatë shtatzënisë së parë. Kështu gjatë atyre muajve unë isha në gjendje të përdorja një hipnozë medituese, e cila më dhuroi shtatzëninë më të mrekullueshme që unë mund të kisha ëndërruar.

Nuk do ta kisha menduar kurrë se meditimi do të ishte për mua. Unë planifikoja çdo gjë me shqetësim dhe mendimi për të qëndruar ulur dhe për të marrë frymë thellë më dukej si një humbje kohe. Por u befasova kur e gjeta veten aq mirë, ishte pikërisht ajo që kisha nevojë për të qetësuar ankthin tim dhe për të pasur një shtatzëni të shëndetshme e më pas një jetë të shëndetshme.

Lexo edhe: 8 shprehje që tregojnë se fëmijët kanë ankth

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X