Nëse doni gjumë të mirë, bëni seksin prioritet

0 0

Gjumi është një prioritet i lartë për prindërit e rinj, kur edhe privohen shumë prej tij. Por, një studim i fundit ka zbuluar se prindërit mund të flenë më mirë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

“Ajo që gjetëm ishte se 64% e të anketuarve tanë tregonin se ata flinin më mirë kur kryenin marrëdhënie dhe përjetonin orgazmë”, tha autori kryesor i studimit Lastella.

Hulumtimi i Lastellës është pjesë e një projekti që vlerëson seksin si terapi të gjumit. Ai zbuloi se kur njerëzit mbajnë larg telefonat, nuk i përdorin dhe në vend të tyre kanë afeksion shpirtëror dhe fizik me partnerin, cilësia e gjumit përmirësohet në mënyrë drastike.

“Kur jeni të përfshirë në seks, nuk mendoni se çfarë do të bëni ditën tjetër, nuk do të rrini duke eksploruar apo shpenzuar kohë nëpër telefonat tuaj. Seksi ju largon prej tyre”, tha ai.

Por, sigurisht, kur keni fëmijë, telefonat nuk janë të vetmet gjëra që ju shpërqendrojnë. Mund të jetë e vështirë për prindërit që të gjejnë kohën dhe vendin e duhur për t’i kushtuar rëndësi intimitetit të tyre, dhe madje, ky moment mund të mos jetë një prioritet për ta.

Sipas një sondazhi të prindërve të rinj të kryer më parë, këtë vit, 34% thanë se gjumi ju mungon më shumë nga jeta para se të bëheshin me fëmijë, ndërsa vetëm 17% shprehën se ju mungonte romanticiteti në çift.
Mungesa e përqëndrimit në seks me kalimin e kohës është e kuptueshme. Hormonet ndryshojnë pasi bëheni me fëmijë, gjë që ka efekt në jetën seksuale.

Lexo edhe: Trishtimi pas seksit, prek gjithnje e me shume cifte duke demtuar marredhenien e tyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X