Produktet kozmetike nuk janë lodra, ja produktet që mund të jenë të dëmshme për fëmijët tuaj

Eksperimentet e fëmijës me produktet kozmetike janë gjithmonë shumë argëtuese.




0 0

Lyerja e buzëve me të kuq mund të duket si diçka e lezetshme dhe shumë argëtuese.  Ju madje mund të bëni edhe një foto ose dy për të vulosur atë kujtim përgjithmonë. Por kini kujdes kur i lini të luajnë fëmijët me buzëkuq herë tjetër. Një studim i fundit thotë se mijëra fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë shkuar në urgjencë për shkak të  dëmtimeve që lidhen me produktet kozmetike .

Për studimin, u analizuan të dhënat nga Sistemi Kombëtar i Mbikëqyrjes Elektronike të Lëndimeve të Departamentit të Emergjencave në SH.B.A. Produktet më të zakonshme kozmetike që shkaktuan lëndimet ishin ato për kujdesin e thonjve, të flokëve, të lëkurës dhe parfumet.

Studimi i kryer për një periudheë 15 vjeçare zbuloi se 28.3% e lëndimeve janë shkaktuar nga produktet e thonjve, 27%  për flokët, 25% nga produktet e lëkurës dhe 12.7% nga produktet aromatike. Dhe të gjitha këto janë produkte të cilat i përdorim rregullisht. Fëmijët nën moshën 2 vjeçare u zbulua se ishin më të prekurit (59.3%), me helmim nga këto produkte.

Mos lejoni që fëmijët tuaj të luajnë me produkte kozmetike.

Disa produkte të kujdesit personal dhe pastrimit si sapunët dhe pastruesit përmbajnë boraks në to. Borax dihet se rrit rrezikun e infertilitetit, shkatërrimit të veshkave, problemeve të tretjes, lëkurës, syve dhe  të frymëmarrjes. Nëse thithet ose gëlltitet, mund të shkaktojë helmim serioz ose shkatërrim të organeve .

Eksperimentimi me bukurinë dhe produktet e kujdesit personal tek prindi mund të duket tërheqës për fëmijët e vegjël. Produktet e kujdesit personal shpesh prodhohen në shishe tërheqëse, paketim dhe ngjyra të bukura. Fëmijët shpesh janë kuriozë të shohin se çfarë ka brenda këtyre paketimeve dhe mundësisht të lyhen me to, apo akoma më keq t’i fusin në gojë.

Fëmijët nuk mund të lexojnë, nuk dinë se çfarë ka  brenda secilit produkt ose pse përdoret. Nëse shohin diçka shumëngjyrëshe ose tërheqëse, diçka që duket dhe ka erë të mirë, instinkti i parë i tyre mund të jetë ta fusin në gojën e tyre. Ata nuk e dinë se ky produkt mund të jetë për t’u vendosur në thonj. Në raste të tilla, marrja e masave paraprake është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët tuaj nga dëmtimet që lidhen me kozmetikën.

Ja se si mund ta mbroni fëmijën tuaj

Mos i ruani produktet tuaja në vendet ku fëmija juaj mund të arrijë lehtë. Është më mire që t’i ruani produkte të tilla si shampon, kondicionerin, pastën e dhëmbëve, buzëkuqin, fondatinën, etj, në dollapë ose sirtarë me bravë sigurie.

Nëse keni një fëmijë që sapo ka filluar të zvarritet, ka gjasa që ai / ajo të vendosë gjithçka që mund të gjejë në gojë. Pastrimi me vakum  ose pastrimi i dyshemesë çdo ditë do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e sigurt të dyshemesë për bebet e vogla.

Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një situatë ku fëmija juaj ka gëlltitur ndonjë produkt kozmetik, këshillohuni menjëherë me një mjek ose nxitoni për në urgjencë. Tani që e dini se sa të rrezikshme mund të jenë produktet e kujdesit personal për fëmijën tuaj, shpresojmë që të merrni parasysh masat paraprake për sigurinë e tyre.

Lexo edhe: Çfarë ndodh me foshnjat nëse nëna përdor këto produkte kozmetike në shatztani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X