9 produkte kozmetike me të cilat thjesht po humbisni paratë tuaja

0 0

Sipas sondazhit të kryer nga faqja online “SkinStore”, gratë përdorin mesatarisht rreth 16 produkte kozmetike çdo ditë. Dhe nuk ka asgjë për t’u habitur për këtë fakt: pothuajse çdo ditë ka një produkt të ri “të domosdoshëm” që zakonisht përfundon në çantën tonë herët a vonë. Por në realitet, jo të gjithë këto produkte meritojnë një vend në çantat tona.

Bright Side shkruan se duhet të kontrolloni çantën tuaj për këto produkte kozmetike që janë të padobishme dhe madje mund të jenë të dëmshme. Gjithashtu, mund të dëshironi të hiqni dorë nga përdorimi i disa produkteve kozmetike që nuk përputhen me llojin e lëkurës tuaj.

1.Vaj i kokosit. Në vitet e fundit, vaji i kokosit është bërë një nga produktet më të njohura natyrore kozmetike. Përdoret shpesh në vend të hidratimit të kremrave ose si pastrues i lëkurës. Megjithatë, vaji i kokosit nuk është një produkt universal që funksionon për të gjithë. Ai mund të bllokojë poret dhe të shkaktojë akne tek disa njerëz. Nëse keni lëkurë me yndyrë ju duhet të zgjidhni një produkt tjetër për fytyrën tuaj.

2.Hidratantët e fytyrës. Hidratuesit e fytyrës supozohet se duhet ta hidratojnë lëkurën tuaj, por kjo nuk është aq e thjeshtë. Lëkura e thatë ka nevojë jo vetëm për lagështirë, por edhe për elementet që mbajnë lëkurën të hidratuar. Pa elementet, lagështia vetëm avullon nga sipërfaqja e lëkurës. Pra, shumica e hidratantëve nuk janë vetëm të padobishëm, por në të vërtetë janë të dëmshëm: ata nuk përmbajnë asgjë, përveç ujit, parfumit dhe ngjyruesit (që mund të shkaktojë reaksion alergjik në njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme.) Nëse ju pëlqejnë hidratandët zgjidhni ata që përmbajnë glicerinë, glikol propilen, acid hialuronik dhe ekstrakt aloe.

3.Produkte kimike për pastrimin e lëkurës. Ndërsa përpiqemi të kursejmë para, shumë prej nesh bëjmë maska me produkte kimike në shtëpi për të pastruar lëkurën. Por kjo është një nga procedurat që duhet të bëhet vetëm nga një profesionist. Këto produkte duhet të heqin shtresën e sipërme të lëkurës, prandaj edhe gabimi më i vogël në përdorimin e një produkti të tillë mund të shkaktojë dëme serioze.

4.Mjetet për zhdukjen e akneve. Është e njëjta gjë si me produktet kimike që përdoren për pastrimin e lëkurës. Ju duhet të vizitoheni tek një dermatolog i certifikuar për këto procedura. Këto mjete mund të jenë të padobishme ose me të vërtetë të rrezikshme nëse nuk dini t’i përdorni si duhet.

5.Pasqyra zmadhuese. Kjo pasqyrë mund t’i bëjë disa procedura paksa më të lehta, por gjithashtu zmadhon të gjitha papërsosmëritë. Kjo është arsyeja pse mund t’ju duket se keni shumë më tepër probleme me lëkurën tuaj se sa keni në të vërtetë. Pra, ne rekomandojmë përdorimin e një pasqyre të rregullt dhe një burim të mirë drite.

6.Kremrat anti-celulitit. Pa marrë parasysh se çfarë thonë prodhuesit e këtyre produkteve dhe pa marrë parasysh se sa duam t’i besojmë, kremrat anti-celulit thjesht nuk funksionojnë. Është mosha dhe për më tepër celuliti është vetëm një tipar i natyrshëm i trupave të disa njerëzve. Shfaqja e celulitit nuk varet nga humbja ose fitimi i peshës, ai është i lidhur me hormonet dhe gjenet.

7.Kremrat për strijat. Njëlloj si ato për celulitin janë të padobishme. Këto kremra thjesht e hidratojnë lëkurën duke e bërë kështu të duket pak më mirë. Dhe disa njerëz mund të vërejnë se shenjat e strijave në trupin e tyre nuk janë më të dukshme. Por në mënyrë që të hidratoni lëkurën, ju nuk keni nevojë për të blerë një produkt të veçantë: mjafton një krem hidratues i rregullt ose i yndyrshëm që do të jepte të njëjtin efekt.

8.Produktet për scrubin e buzëve. Lëkura e buzëve zakonisht është shumë e burë dhe scrubi mund të heqë qelizat e vdekura të buzëve por edhe ato të gjalla. Ky produkt mund t’i bëjë buzët më të thata dhe kjo do t’i bëjë të plasaritura. Pra është më mirë të përdorni një balsam hidratues për buzët tuaja.

9. Produktet për majat dyshe të flokëve janë ndër produktet që jua harxhojnë më kot paratë. Shumica e këtyre produkteve përkohësisht drejtojnë fijet dhe krijojnë iluzionin e flokëve të shëndetshëm. Por nuk ka asnjë mënyrë për t’i bërë flokët tuaj të shëndetshëm pa i prerë ato.

Lexo edhe: Te dukesh bukur gjate muajve te shtatzenise, kujdesi per veten






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X