Prindër, restorantet e urrejnë kur ju bëni këtë kërkesë për fëmijët tuaj

Prindër, ne e dimë se sa e vështirë është t’i nxjerrësh fëmijët nga shtëpia për të ngrënë në një restorant.




0 0

Ne gjithashtu e dimë se fëmijët mund të jenë shumë tekanjozë sa i përket ushqimit që ata do të hanë.

Por nëse mendoni të kërkoni diçka që nuk është në menunë e një restoranti, nuk duhet ta bëni.

Sipas një raporti nga PureWow, restorantet e urrejnë kur kërkoni nga kuzhina “diçka” që i përshtatet shijeve të fëmijës suaj, në vend që të përshtasni ushqimin nga menuja për fëmijët.

Kjo jo vetëm që mund t’ju lerë në pakënaqësi me stafin e restorantit (veçanërisht nëse ata kanë punë të tjera) por do të vendosë edhe një regull të ri të padëshiruar, domethënë nëse e bëni këtë për një nga fëmijët tuaj, duhet ta bëni për të gjithë dhe kjo sigurisht nuk do të pëlqehet nga restoranti.

Pavarësisht nëse keni punuar në industrinë e restoranteve apo jo, duhet ta dini se lufta e tyre është të lënë klientët e kenaqur, dhe porositja e diçkaje që nuk është në menunë e fëmijëve është vetëm fillimi.

Pra, nëse doni të darkoni me fëmijët tuaj, mënyra më e mirë do të ishte të zgjidhni një restorant miqësor për fëmijë, ose të paktën një që ka menunë për fëmijë që është aprovuar nga shijet e fëmijëve tuaj.

Nëse ende vendosni të shkoni në një restorant shumë të bukur por që s’ka menu për fëmijë, atëherë ndoshta do t’ju duhet të ndani me kalamajtë disa nga pjatat tuaja. Ku i dihet, ata mund të bien në dashuri me ushqimin tuaj dhe më pas jeta e të gjithëve do të bëhet pak më e lehtë.

Lexo edhe: 10 këshilla kur fëmijët refuzojnë ushqimin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X