10 këshilla kur fëmijët refuzojnë ushqimin

0 0

 

Fëmija juaj refuzon të hajë? Ekspertët e Spitalit Pediatrik në Romë, kanë paraqitur një sërë udhëzimesh për prindërit për të trajtuar dhe për të kapërcyer selektivitetin në tryezën e fëmijëve.

Udhëzime për nënën dhe babain kur fëmijët refuzojnë ushqimin

1) Propozoni të njëjtin vakt për të gjithë familjen. Fëmija ndikohet nga shoqëria në zgjedhjen e ushqimit dhe tenton të hajë me imitim.

2) Përsëritni ushqimet e refuzuara, ndoshta pas një kohe dhe të gatuara ndryshe. Përdorimi i përsëritur rrit shijen e fëmijës ndaj vetë ushqimit.

3) Mos e detyroni fëmijën të shijojë një ushqim. Prova e detyruar mund të rrisë neverinë. Gjithashtu nëse i ofroni fëmijës shpërblim për ushqimin nuk do ta mësoni atë të hajë vullnetarisht.

4) Respektoni kohën e ushqimit. Vakti duhet të jetë një moment i veçantë i ditës: është e përshtatshme që e gjithë familja hajë të njëjtin orar dhe në të njëjtën tryezë.

5) Fikni TV, tabletin dhe video lojërat. Ushqimi është një moment i rëndësishëm: nuk lejohen shpërqëndrimet. Kjo i mundëson fëmijës të përqëndrohet në atë që është në tavolinë, të eksperimentojë dhe të mësojë rreth ushqimeve të propozuara.

6) Organizimi i një mënyre familjare me ushqimin. Stimuloni kuriozitetin e fëmijës nëpërmjet shqisave, nga dija në eksperimentim.

7) Merreni fëmijën me vete për të bërë pazar: duke e bërë fëmijën pjesë të pazarit zbavitës ai do të zotërojë zgjedhjet e tij.

8) Përfshini fëmijën gjatë gatimit: ai duhet të njihet me atë që ka zgjedhur në supermarket nëpërmjet 5 shqisave. Larja, prerja dhe ndihma në receta së bashku me nënën dhe babain e inkurajon atë që të kënaqet me krijimet e tij.

9) Shijoni së bashku shijet e ushqimet që keni përgatitur.

10) Kthejeni kuzhinën në një ambient feste. Merrni një kapelë kuzhine dhe sugjeroni që fëmija të marrë pjesë. Koha e  lojës është e preferuara për të gjithë familjen.

Lexo edhe: 7 strategji qe femija te haje shendetshem, sugjeruar nga nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X