Si t’ja bëj kur fëmija refuzon të hajë mish?

0 0

 

Mishi është një ushqim me shumë vlera. Ai përmban në veçanti hekur, zink dhe vitaminë B së bashku me proteina.

Disa fëmijë refuzojnë të hanë mish për shkak se nuk iu pëlqen të përtypin mish të fortë. Shumica e fëmijëve preferojnë mish pule, sepse është më i butë.

Megjithatë, mishi i qengjit, viçit dhe i derrit janë më të pasur me hekur, prandaj jepini fëmijës mish, i cili duhet  të jetë sa më i butë. Shmangni varietetet më të lira që zakonisht kanë më shumë yndyrë dhe për këtë arsye me më pak vlera ushqyese.

Nëse fëmija juaj refuzon çdo lloj mishi, mund të jetë për shkak të aromës. Vazhdoni të tentoni t’ja jepni në sasi të vogla dhe kur të mësohet me shijen, do të hajë sasi më të mëdha.

Ushqime të tjera në të njëjtin grup ushqimor si mishi janë peshqit, vezët, arrat dhe bishtajoret. Këto përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por kanë më pak hekur sesa mishi.

Nëse i ofroni këto ushqime në vend të mishit, jepini ushqime të pasura me vitaminë C, sepse kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj të absorbojë më shumë hekurin që përmban.

Ushqime të larta me vitaminë C përfshijnë agrume, kivi, luleshtrydhe, domate dhe patate.

Lexo edhe: A ka nevoje per hekur femija im?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X