Thonjtë e fëmijëve të vegjël janë shumë të butë, krahasuar me thonjtë e të rriturve, por rriten shpejt dhe për këtë arsye duhen prerë në mënyrë që fëmija të mos dëmtojë veten dhe të tjerët. Kjo është arsyeja kryesore pse fëmijët nuk duhen lënë me thonj të gjatë.
Por si dhe sa shpesh këshillohet prerja e thonjve tek ata?
Prerja e thonjve nuk është gjithmonë detyrë e thjeshtë për prindin, por është gjithmonë e nevojshme. Kur thonjtë rriten, fëmija mund të dëmtojë veten teksa kruhet, ose teksa është në gjumë. Për thonjtë e gishtave të dorës këshillohet të priten deri në dy herë në javë, ndërsa për të këmbëve dy ose tre herë në muaj janë të mjaftueshme. Gjithsesi nëse shikoni se thonjtë e fëmijës suaj e tejkalojnë majën e gishtit, është koha e duhur për t’i prerë.
Kujdes!
Sigurohuni që pasi t’i keni prerë, të mos mos keni lënë kënde dhe t’i jepni formë të rrumbullakët. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni gërshërët e duhura për fëmijën tuaj dhe për këtë duhet të siguroheni e të pyesni mirë kur blini një palë të tilla.
Kur duhen prerë thonjtë për herë të parë?
Më sipër përmendëm se thonjtë e duarve duhen prerë rreth 2-3 herë në javë dhe ato të këmbëve 2-3 herë në muaj, por si duhet vepruar me një fëmijë të porsalindur? Kur duhet t’ja prisni thonjtë për herë të parë? Këshillohet që një të porsalinduri mos t’i priten thonjtë deri në javën e gjashtë ose të tetë.
Fëmija im e urren të presë thonjtë. Si t’ja bëj?
Duhet të tregoni kujdes që fëmija të mos krijojë frikë nga ky proçes, mos e bëni me dhunë, por në mënyrë të natyrshme, që të kuptojë se është një rutinë që do të kryhet shpesh.
Momenti ideal
Momenti ideal për prerjen e thonjve është pas dushit, sepse thonjtë janë më të butë dhe mund të priten më lehtë.
Lexo edhe: Thonjte e bebes ju tregojne se
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu