Thonjte e bebes ju tregojne se…

0 0

Mund të jenë thonjtë e fëmijës tregues së gjendjes së tij shëndetësore? Po! Tregoni më shumë kujdes për:

Njollat e bardha: nuk duhet të shqetësoheni. Kjo ndodh për shkak të futjes së ajrit midis laminave të thonjve. Kalon me prerjen e tyre.

Thonjtë e verdhë: thoi mund të jetë pak më i ngritur në fund të tij si edhe me ngjyrë dylli (të verdhë). Kjo mund të jetë shenjë e psoriazës.

Thonjtë e trashë: thonjtë e trashë në skajin ku dalin nga gishti mund të jenë sinjalizues së një infeksioni fungial. Shfaqet rrallë tek fëmijët dhe prek më tepër ato të këmbëve.

Thonjtë me vija horizontale: prezenca e tyre tek të porsalindurit mund të jetë sinjalizues i sëmundjes “duar-këmbë-gojë”, e cila quhet kështu për shkak se shfaq lezione në këto pjesë të trupit. Kjo do të vërtetohet nëse thonjtë e fëmijës nuk rriten. Atyre ju duhen 3 muaj për t’u ndërruar, pra kjo sëmundje mund të vërtetohet në harkun kohor të 3-4 muajve.

Thonjtë e thyer: ngjajnë me një mbrojtëse gishtash hekuri. Mund të jenë tregues së sëmundjes së “alopecia areatea” (rënia e pjesshme e flokëve, psoriazës etj.

Thonjtë si lugë: Pjesa e mesit të thoit është e futur brenda, ndërsa anët të dala jashtë. Kjo është diçka normale për fëmijët e vegjël, duke qënë se lamina e thonjve të tyre është shumë e hollë dhe përthyhet duke i bërë ata të marrin këtë formë.

Artikuj te ngjashem:

Prerja e thonjve dhe pastrimi i vesheve se te porsalindurve

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X