“Nuk dua të zgjohem natën për të ushqyer binjakët”

0 0

 

Ashtu si nënat edhe baballarët e rinj kanë shumë pikëpyetje në kokën e tyre kur vjen në jetë një fëmijë, aq më tepër kur fëmijët nuk janë një por dy. Kështu edhe një zotëri që prej tre javësh ishte bërë baba i dy binjakëve, ka drejtuar një pyetje në një komunitet prindërish online.

“A jam baba i keq nëse nuk dua të ngrihem natën për të ushqyer binjakët e mi?” Ai vazhdoi duke shpjeguar se punon me kohë të plotë ndërsa e shoqja e tij jo. Për këtë arsye, ai thotë se i nevojitet të bëjë gjumë të rehatshëm për të qenë në gjendje të punojë.

Ai shtoi se e shoqja mund të flejë gjatë ditës, sepse ajo ka një dado që e ndihmon pikërisht që të ketë mundësi të pushojë.

“Unë nuk po përpiqem të heq dorë nga përgjegjësitë e mia si prind”,- theksoi ai.

Megjithatë, komentet thumbuese ndaj tij kanë qenë të shumta. “Nëse mendoni se mbajtja e dy fëmijëve në bark për 9 muaj dhe kujdesi për ta pas lindjes nuk është i barabartë me punën tuaj  e keni gabim”,- ka shkruar dikush.

“Prindërimi është një detyrë në çift, nuk është e thënë të ngrihesh gjithmonë vetëm ti natën, por edhe t’ja lësh vetëm bashkëshortes gjithë përgjegjësinë nuk është mirë sepse nuk është vetëm puna e saj”,- i ka komentuar një tjetër përdorues i rrjetit.

Të tjerë theksuan se kishte vetëm tre javë që kur gruaja e tij kishte lindur binjakë. “Periudha pas lindjes është tepër e vështirë. Hormonet janë në të gjithë trupin, privimi i gjumit është i lodhshëm, ajo është e fryrë, ka gjakderdhje dhe dhimbje”, shpjegoi një person.

Lexo edhe: Babai kerkon qe nena ta bleje qumeshtin formule me leket e saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X