Babai kërkon që nëna ta blejë qumështin formulë me lekët e saj

0 0

 

“A jam i vetmi që mendoj se paratë për të blerë qumështin formulë duhet të dalin nga buxheti personal i nënës?” Kjo ka qenë pyetja e një babai anonim në Internet dhe ai ka marrë përgjigje unanime nga të gjithë përdoruesit e rrjetit “Po, ti je i vetmi”.

Babai anonim tregon se gruaja e tij ka ushqyer fëmijën për gjashtë muaj me qumësht gjiri dhe gjithçka ka shkuar më së miri me ta. Ajo prodhonte sasi të mjaftueshme qumështi dhe të dy ishin të kënaqur, nëna edhe fëmija. Por krejt papritur nëna vendosi ta ndërpriste gjidhënien e të niste formulën, sepse kështu e mendonte dhe e ndiente ajo.

“Unë mendoj se përderisa vendimin e mori ajo dhe në thelb nuk ka asnjë arsye konkrete, atëherë paratë për të blerë qumështin duhet t’i sigurojë ajo. Ime shoqe thotë se paratë duhet të dalin nga buxeti i përbashkët i familjes, që tani është dobësuar disi”.

Marrëdhënia e çdo gruaje me ushqyerjen me gji është e ndryshme. Për disa, gjidhënia nuk mund të konsiderohet fare si opsion. Përfitimet për nënën dhe fëmijën dihen, por ndonjëherë është kaq e vështirë ose e pamundur. Dhe në fund të ditës një nënë e palumtur, nuk e bën më së miri detyrën me fëmijën e saj.

Nëse një nënë po lufton me ushqyerjen me gji, ndikimi mund të jetë negativ tek ajo, tek fëmija dhe tek marrëdhënia mes të dyve. Kur është fjala për ushqimin me formulë ose me qumështin e nënës, çdo nënë duhet të bëjë atë që është më e mirë për fëmijën dhe veten.

Gjithashtu, fëmija është një përgjegjësi e përbashkët me partnerin. Pra, babai anonim po shkel një nga rregullat kryesore të prindërimit: mbështetjen e njëri-tjetrit.

Të kesh fëmijë është një përshtatje e madhe për çiftet dhe e vetmja mënyrë që të dy të arrini potencialin e plotë është duke e përgatitur marrëdhënien për ardhjen e foshnjës. Kjo mund të thotë të bëni biseda të vështira për të siguruar që të dy jeni në të njëjtën linjë mendimi.

Dhe mos harroni: prindërit e lumtur janë prindërit më të mirë.

Lexo edhe: Rendesia e mbeshtetjes se nenave

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X