“Nëse u jepni fëmijëve shumë perime do t’i bëni ata të hanë më shumë, ja se si”

Një studim i fundit tregon se nëse u jepni fëmijëve shumë lloje perimesh dhe jo vetëm një lloj gjithmonë, mund t’i bëjë ata të dyfishojnë ushqimin.




0 0

Shkencëtarët australianë morën 32 fëmijë, të moshës katër-gjashtë vjeç, të cilët konsumonin më pak se dy racione me perime në ditë.

Disa prej fëmijëve iu ofruan brokoli tri herë në javë për pesë javë, ndërsa të tjerët ishin të ekspozuar ndaj brokolit, patëllxhanit dhe bizeleve.

Tre muaj më vonë, ata të cilëve u jepeshin një sërë perimesh, u pa se dyfishonin racionin që konsumonin.

Ndërsa fëmijët që kishin konsumuar vetëm brokoli nuk kishin rritje të sasisë së përimeve që konsumonin.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre të tregojë se ‘strategjia e ofrimit të një shumëllojshmërie perimesh është më e suksesshme në rritjen e konsumit’.

Studimi u krye nga agjencia qeveritare Organizata Kërkimore Shkencore dhe Industriale e Commonwealth në Canberra.

Fëmijët veçanërisht nuk e pëlqejnë shijen e perimeve si spinaqi, kale dhe brokoli.

Ngrënia e shumë produkteve të freskëta është e rëndësishme për zhvillimin e një fëmije, dhe Shoqata Amerikane e Zemrës  rekomandon që fëmijët deri në katër vjeç të marrin deri në 35% të kalorive të tyre nga ushqimet me pak yndyrë, si perimet.

Megjithëse fëmijët mund të pretendojnë se nuk i pëlqejnë perimet, preferencat e ushqimit janë të mësuara kryesisht në fëmijërinë e hershme.

‘Ekspozimi i përsëritur’ është një metodë e njohur për të inkurajuar fëmijët të provojnë shije të reja dhe të kapërcejnë çdo ‘fobi ushqimore’.

11 nga 32 fëmijë hëngrën vetëm brokoli tri herë në javë për pesë javë.

Ndërsa11 fëmijë konsumuan brokoli, patëllxhan dhe bizele për të njëjtën kohë. Dy nga këto tre perime iu dhanë fëmijëve me rotacion.

11 fëmijët e tjerë hëngrën si gjithmonë pa asnjë ndryshim në ekspozimin e tyre ndaj perimeve.

Tre muaj më vonë, shkencëtarët vlerësuan zakonet e të ngrënit të të vegjëlve duke i ftuar ata në një vakt në qendrën e tyre kërkimore. Ata gjithashtu shikuan regjistrat e ushqimeve të bëra  nga prindërit e fëmijëve.

Rezultatet zbuluan se të rinjtë që ishin të ekspozuar ndaj perimeve të shumta panë që konsumimi i tyre ishte dyfishuar.

Prindërit e tyre pretenduan se ofrimi i këtyre ushqimeve për fëmijët e tyre ishte ‘shumë e lehtë’ ose ‘mjaft e lehtë’.

Lexo edhe: Disa kombinime te frutave dhe perimeve per ushqyerjen e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X