Nëse fëmija është kurioz ja si do të jenë rezultatet e tij në shkollë

0 0

 

Matematika dhe gjuha janë lëndët që konsiderohen më të rëndësishme që nga shkolla fillore: nëse një fëmijë nuk ka vështirësi me këto të dyja, mësimi i lëndëve të tjera do të jetë më i lehtë. Dhe çelësi i suksesit në matematikë dhe gjuhë amtare, sipas një grupi studiuesish në Universitetin e Miçiganit (Shtetet e Bashkuara), është të stimuloni kuriozitetin e fëmijëve që në moshë të vogël.

Mijëra fëmijë janë analizuar

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Pediatric Research, tregon se çelësi i suksesit të fëmijëve në matematikë dhe gjuhë është kurioziteti i tyre. Për të arritur këto rezultate, studiuesit analizuan të dhëna nga Early Childhood një studim ku morën pjesë rreth 6.200 fëmijë u vlerësuan katër herë, në moshën nëntë muajshe deri në dy vjet, vitin e parë të kopshtit dhe vitit të parë të shkollës fillore, ndërkohë u intervistuan edhe prindërit nga hulumtuesit.

Rezultatet më të mira në shkollë

Sudiuesit zbuluan se kurioziteti siguroi një kontribut të vogël, por të rëndësishëm në rezultatet e shkollës, madje edhe duke marrë parasysh faktorë të tjerë. Sipas studiuesve, nxitja e këtij qëndrimi natyral mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për fëmijët me prejardhje të varfra ekonomike, për të kapërcyer një boshllëk në rezultatet me bashkëmoshatarët.

Ta dini!

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Purdue (Shtetet e Bashkuara), aftësitë matematikore dhe gjuhësore janë të lidhura fort me mësimet që kanë marrë fëmijët në kopsht.

Lexo edhe: 11 keshilla nga mesuesit per prinderit qe cojne femijet per here te pare ne shkolle






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X