Carlee Benear është një nënë dhe një praktikuese e yogas, por kjo nuk e pengon atë që të dyja këto “identitete” t’i përdorë njëkohësisht.
Në fakt ajo ushqen me gji të bijën ndërsa praktikon yoga. Edhe pse shumica e ndjekësve të saj, rreth 63 mijë, janë mbështetës, në postimet që ka bërë në Instagram gruaja ka edhe komente negative.
Benear vendos fotot e saj në instagram me shprehje dhe fjalë frymëzuese në lidhje me amësinë, dashurinë për veten dhe familjen.
Mijëra ndjekës e përshkruajnë atë si një burim pozitiviteti dhe inkurajimi.
Por sigurisht që ka pasur edhe polemika në rrjet. Disa ndjekës mendonin se fotot intime të publikuara ishin shumë ofenduese, ndërsa të tjerë dyshonin se mund të kombinohej yoga me të dhënit gji.
“Jeni e neveritshme, shpresoj që dikush të të raportojë”, i shkruan një nga ndjekësit. Një tjetër shkroi: Kjo është e çuditshme. Si mund të ushqesh me gji kur je duke bërë yoga. Ti po mashtron”.
Të tjerë mbështetës të saj e mbrojtën, duke i quajtur njerëzit kritikues si njerëz te këqinj.
Vetë Benear deklaroi se ushqyerja me gji gjatë yogës e ka ndihmuar që ajo të kalojë me sukses efektet fizike dhe emocionale pas lindjes. Në një postim në Instagram gruaja rrëfeu se ajo filloi të ushqente me gji ndërsa bënte yoga pasi lindi fëmijën e saj të dytë.
“Ushqyerja me gji gjatë yogas më ka ndihmuar të luftoj depresionin pas lindjes dhe e ka bërë rrugëtimin tim të gjidhënies shumë të lehtë, pa u shqetësuar se mos kisha mastit, mungesë të qumështit dhe më ka ndihmuar të kaloj ndjeshmërinë e atyre javëve të para.”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu