Krijohet pajisja që i lejon baballarët të ushqejnë me gji

0 0

Përkundër dashurisë dhe gëzimit të pafund, prindërit e rinj e kanë jashtëzakonisht të vështirë kur një i porsalindur ka nevojë për gjithë kohën dhe vëmendjen që prindërit mund t’i japin. Në këto rrethana të vështira për jetën, ata harrojnë për t’u kujdesur për veten, harrojnë gjumin, ushqimin dhe jetën shoqërore.

Gjithnjë e më shumë baballarët po marrin më shumë përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve, kështu që ngarkesa emocionale dhe fizike e ndryshimit të tillë të ekstremit të jetës nuk bie vetëm mbi supet e nënës. Edhe nëse të dy prindërit përpiqen të mbështesin njëri-tjetrin duke i ndarë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të barabartë, disa gjëra, si lindja dhe ushqyerja me gji, janë caktuar nga natyra. Por është 2019, dhe teknologjitë e reja janë gati për të sfiduar këtë teori.

Kompania japoneze Dentsu paraqiti një pajisje që premton të ndryshojë të ardhmen e gjidhënies për baballarët që duan të ndajnë të gjitha detyrat e kujdesit për fëmijët, dhe të formojnë një lidhje të veçantë me fëmijën që në moshë të hershme. E quajtur “asistenti i gjidhënies së babait” kjo pajisje e prezantuar në Teksas, në festivalin South by Southwest këtë muaj u lejon burrave që të ushqejnë me gji.

Kjo pajisje intriguese është në thelb një mbajtës i tejdukshëm i qumështit në formën e gjinjve të një gruaje. Një nga gjinjtë përmban qumësht ose formulë dhe tjetra – një sistem ushqyes me gji me një thithë silikoni, që mundëson një kontakt baba-foshnje të ngjashme me atë që fëmija ka me nënën e tij. Asistenti i gjidhënies së babait ndizet dhe vibron për të nxitur rrjedhjen e qumështit dhe ka sensorë që sillen si gjiri natyral dhe transmetojnë sinjalet e marra nga fëmija nëse do apo jo të pijë qumësht.

Dentsu është një organizatë ndër-funksionale, misioni i së cilës është shfrytëzimi i një sërë metodash, teknologjish dhe përvojash për të ndryshuar ndjenjat dhe sjelljet e njerëzve që jetojnë në epokën dixhitale. Me “asistentin e gjidhenies së babait”, i cili u zhvillua me ndihmën e pediatërve dhe babysitterëve, kompania dëshiron të inkurajojë baballarët për të marrë pjesë aktive në rritjen e fëmijëve me vështirësi, sidomos kur nënat kanë vështirësi në gjetjen e kohës për të pushuar.

“Duke u ndalur tek ushqyerja me gji, ne synojmë të ulim sasinë e barrës së nënave dhe të rrisim sasinë e kohës që foshnjat do të flenë gjumë duke u mundësuar baballarëve që të ushqejnë me gji “, – thotë Dentsu në një komunikatë për shtyp.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji kur nena eshte e prekur me HIV






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X