Si i ndihmon argjendi nënat që ushqejnë me gji?

Si një nënë e re, ka shumë gjëra për të cilat ju duhet të kujdeseni: për fëmijën, për t’u shëruar plaga e lindjes, për të bërë pushimin që nevojitet apo edhe për të ngrënë ushqim të shëndetshëm, pasi kjo ndikon tek i vogli juaj.




0 0

Një nga sfidat më të mëdha për çdo nënë është ushqyerja me gji.

Pse Femrat ndalojnë dhënien e gjirit?

Një studim ka shqyrtuar për dy vite të dhënat nga Sistemi i Vlerësimit dhe Monitorimit të Rrezikut gjatë Shtatzënisë për të monitoruar sjelljet e gjidhënies në mesin e grave. Shifrat ishin tronditëse. U zbulua se 32% e grave nuk ushqejnë me gji, 4% e nënave e kishin filluar ushqyerjen me gji, por e kishin ndalur brenda javës së parë, 13% e grave u ndalën brenda muajit të parë dhe 51% vazhdonin për më shumë se 4 javë.

Kishte disa arsye pse këto gra ndalonin ushqyerjen me gji. Disa nga këto arsye ishin: thithat e lënduara, prodhimi i ulët i qumështit dhe vështirësitë e foshnjës. Lëndimi i thithave është një problem serioz dhe gratë duhet të  marrin çdo mbështetje në mënyrë që të mund të japin gji pa ndier dhimbje. Dhe për këtë me sa duket ndihmon argjendi.

Argjendi, përdorimi i tij

Argjendi është antimikrobik dhe është përdorur për të trajtuar plagët. Veshjet me bazë argjendi përdoren gjithashtu për të trajtuar plagët cezariane tek nënat. Por sa efekt ka argjendi në trajtimin e thithave të lënduara?

Çfarë janë fisurat e thithave të gjirit?

Termi “fisura”, mund të jetë i ri për nënat e reja. Fisurat janë të carat që bëhen në lëkurën e thithave dhe rreth areolës. Fisurat mund të jenë shumë të dhimbshme dhe janë të zakonshme gjatë dhënies së gjirit dhe shtatzënisë. Fisurat mund të shfaqen tek gratë që kanë vështirësi në dhënien e gjirit. Pra kur fëmija nuk e kap gjirin në mënyrën e duhur. Kjo mund të shkaktojë presion mbi lëkurën thithave dhe në areola, të cilat janë mjaft të ndjeshme.

Simptomat e fisurave

Simptomat mund të ndryshojnë nga një grua tek tjetra. Por ato më të dukshmet janë dhimbja e lëkurës së çarë rreth thithave ose areolës. Simptomat e tjera që mund të ndodhin janë (4):

  • Skuqje;
  • Dhimbje;
  • Lëkura “petë-petë”;
  • Çarje të hapura që mund të rrjedhin gjak;
  • Formimi i koreve në këtë zonë të trupit.

Si ndihmon argjendi në fisurat e thithave?

Një studim u krye për të vlerësuar efektivitetin e një pajisjeje të quajtur kapak argjendi. Kapaku i argjendit është përdorur për trajtimin e grave që ushqejnë me gji dhe kanë fisura në thitha. U zbulua se kishte një zgjidhje të shpejtë për dhimbjen e grave që përdornin kapakun e argjendit në krahasim me një grup tjetër që nuk e përdorte. Rezultatet e trajtimit treguan se përdorimi i kapakëve të argjendit ishte më efektiv se kujdesi standard në lidhje me trajtimin e dhimbjeve dhe zgjidhjen e simptomave.

Si t’i përdorni kapakët e argjendit?

Nëse keni thithat e plasaritura apo të lënduara, kapakët e argjendit janë të duhurat për ju. Ka një numër të madh kapakësh argjendi që gjenden në treg. Ju gjithashtu mund t’i blini online. Ju mund të vendosni direkt kapakun e argjendit mbi thithën tuaj. Nëse vendosni një ose dy pika qumësht gjiri në kapakun e argjendit mund të keni rezultate më të mira. Reçipetat mund ta mbajnë atë të palëvizshme. Ju mund ta përdorni dhe ta pastroni me ujë të ngrohtë pas çdo përdorimi.

Edhe pse ka studime që provojnë efektivitetin e argjendit në trajtimin e thithave të lënduara, është mirë që të flisni me mjekun tuaj para se të filloni ta përdorni. Dhe në qoftë se jeni një nga nënat që e ka përdorur ose e di se si është, jeni të lutura të na komentoni poshtë këtij linku 

Lexo edhe: Cfare duhet te bejme nese tek thithat krijohet myk?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X