Cfare duhet te bejme nese tek thithat krijohet myk?

0 0

Problemet që mund të shfaqen gjatë gjidhënies janë të shumta dhe disa prej tyre mund të shfaqen tek thithat e gjinjve. Edhe pse ndër më të njohurit mund të përmendim ato që kanë të bëjnë me irritimin dhe çarjen e tyre, duhet t`i kushtojmë vëmendje edhe një dëmtimi tjetër të thithit.

Kur tek thithat shfaqet myk

Gjatë këtij infeksioni gjiri merr një ngjyrë si të peshkut koran dhe dhemb shumë, me disa dhimbje djegëse që shpërndahen në të gjithë gjirin.

Në këtë rast mund të kemi një infeksion prej mykut. Prania në thith e disa pikave të bardha që shfaqen gjithashtu edhe në gojën e fëmijës, e vërteton këtë sëmundje.

Si bëhet trajtimi?

Mjekimi është shumë i thjeshtë, por duhet të trajtohen njëkohësisht si nëna dhe fëmija. Për fëmijën bëhet pastrimi i gojës me anë të një garze, të cilën e kemi zhytur në ujë me sodë buke me një përqëndrim 5 %, ose duke përdorur një “xhel” që përmban një ilaç kundër mykut. Mund të përdorim dhe pluhur Nystatine, të cilin e hedhim në gojën e fëmijës pak para se ta ushqejmë. Kurse nëna duhet të mjekojë gjirin me një pomadë që përmban një mjekim kundër mykut. Por më e rëndësishme është që nëna të mos ta mbajë të lagësht gjirin, por ta thajë atë. Tharja e gjinjve nuk duhet të bëhet me anën e fërkimeve por me anën e prekjes delikate të thithave.

Lexoni edhe: Disa probleme gjate gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X