Myku i gjinjve gjate gjidhenies

0 0

Myku është një infeksion fungial (candida albicans) që mund të prekë edhe gjirin, pra zhvillohet rreth thithave.

Cilat janë shkaqet?

Të gjithë e kemi candida albicans (baktert) në trupin tonë dhe gjatë gjidhënies do të sigurohet një mjedis shumë i përshtatshëm për zhvillimin e tij, duke qënë se myku shumohet në një vend të ngrohtë dhe të ëmbël, pra në gojën e fëmijës dhe më pas shkon edhe tek thithat. Ky është një problem tepër i shpeshtë për bebet.

Si të kuptojmë kur kemi të bëjmë me myk?

  • Gruaja ka thitha të plasaritur edhe nëse fëmija pi mirë;
  • Thithat janë të kuqe dhe me ngjyrë të shndërritshme;
  • Thithat plasariten edhe pse gjidhënia nuk ka qënë e dhimbshme;
  • Dhimbja bëhet e fortë gjatë thithjes dhe vazhdon edhe deri një orë pas pirjes;
  • Thithat janë tepër të ndjeshme edhe ndaj veshjes tuaj duke shkaktuar shpesh edhe djegie.

Disa nëna mund të mos kenë asnjë shenjë edhe pse në gojën e fëmijës ka shenja myku, i cili do të shkaktojë disa njolla të bardha që nuk largohen. Në disa raste myku mund të kalojë nga goja e fëmijës tek qumështi i gjirit, pra nga thithat tek kanalet e gjirit dhe më pas do të ketë djegie gjiri, duke bërë që edhe fëmija të mos ketë dëshirë të pijë qumësht tek gjiri.

Si të trajtojmë mykun e gjirit?

Me siguri mjeku juaj do të përshkruajë një krem apo xhel për të trajtuar infeksionin, i cili duhet të aplikohet pas secilit vakti dhe kjo nuk përbën problem për fëmijën. Edhe fëmija duhet të marrë trajtimin e duhur, dhe anasjelltas. Pra nëse vëreni se fëmija ka myk në gojë duhet të kontrolloni edhe gjirin tuaj.

Nëse myku shfaqet edhe në qumështin tuaj mjeku mund të përshkruajë një medikament që merret në anë orale. Sterilizimi i biberonave fallco dhe shisheve që pi fëmija, lugëve të ushqimit etj duhet të jetë një kusht i domosdoshëm, po ashtu edhe larja e duarve para dhe pas ushqyrjes, larja e lodrave, lani duart pasi vendosni kremin e thithave dhe pas ndërrimit të bebelinës, i lani rrobat e fëmijës në temperatura të larta, mbi 60 gradë dhe nëse keni dhimbje merrni edhe një tabletë paracetamoli.

A duhet të vazhdoj të ushqej me gji?

Po. Myku nuk duhet t’ju bëjë të ndaloni gjidhënien edhe pse do të jetë e dhimbshme. Disa ditë mund ta keni më të lehtë të shtrydhni gjirin ndërkohë që mjekimi vazhdon. Ja jepni fëmijës qumështin e shtrydhur të freskët, mos e ngrini ne frigorifer dhe nëse tepron pasi femija ka pire e hidhni menjëherë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X