Si te mjekojme carjet e gjoksit

0 0

Fatkeqësisht nuk ka një mënyrë specifike për të përgatitur gjoksin për periudhën e laktacionit, në mënyrë që thithat të mos çahen, por mund të ndiqni disa hapa për t’i mjekuar ato, sigurisht duke përdorur një mënyrë sa më natyrale dhe të thjeshtë.

Cfarë mund të bëjmë për të trajtuar carjet e gjoksit?

1- Përpiquni të ruani një higjenë shumë të mirë të gjirit, duke e larë atë vazhdimisht vetëm me ujë, i cili është mëse i mjaftueshëm për ta mbajtur gjoksin të pastër si edhe për të mbrojtur lëkurën tuaj. Nuk këshillohet përdorimi i detergjentëve pasi zakonisht kanë aromë të fortë dhe nuk janë delikatë në lëkurë, gjë e cila mund të shkaktojë bezdi tek fëmija në momentin e vendosjes në gji.

2- Rreth thithave të gjirit gruaja ka disa fryrje te vogla të cilat quhen “gjëndrat Montgomery”, të cilat bëhen më të dukshme gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies. Këto gjëndra sekretojnë një sekrecion specifik vajor që ushqen dhe mbron thithin. Duke qënë kështu ju, pasi fëmija ka përfunduar së piri dhe pasi keni pastruar gjoksin me ujë, mund ta lyeni atë me qumështin tuaj, i cili ka funksion mbrojtës dhe ushqyes. Ju mund të lyeni me qumësht thithin bashkë me areolën (pjesën e errët të gjoksit) dhe më pas ta lini atë të thahet në mënyrë natyrale. Nëse pasi qumështi është tharë e ndieni lëkurën të tërhequr, mund ta lyeni atë me vaj ulliri të një cilësie të mirë, pasi ky lloj vaji është vaji vegjetal i cili ushqen pa shkaktuar probleme në lëkurë dhe në momentin e gjidhënies të rradhës do të jetë absorbuar komplet nga lëkura.

3- Evitoni përdorimin e veshjeve prej materiali sintetik si edhe mundohuni ta lini gjoksin jashtë veshjeve sa më shumë të mundeni. Në momentin që do t’ju duhet të visheni përdorni veshje me ngjyrë të çelët dhe më mirë akoma me ngjyrë neutrale. Idealja do të ishte përdorimi i veshjeve prej lini dhe pambuku. Nëse nuk keni mundësi ta mbani gjoksin pa rroba mund të përdorni disa kupa plastike të posaçme, të cilat pengojnë kontaktin e gjirit me veshjet si edhe mbledhin qumështin e tepërt që del nga gjiri sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes. Kjo do të jetë gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur gjirin të lagësht.

4- Sigurohuni që gjatë pirjes fëmija ta ketë futur gjirin në mënyrën e duhur në gojë. Ai duhet të ketë futur në gojë jo vetëm thithin, por edhe gjithë pjesën e areolës, kjo sepse nëse ndodh e kundërta fëmija nuk do të arrijë të thithë mirë dhe gjithashtu do të shkaktojë çarje të dhimbshme në gjoks.

Lexoni dhe: Dhimbjet e gjoksit, ja cfare te beni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X