Carjet e gjirit, cfare i shkakton dhe si duhet te veprojme?

0 0

Çfarë janë ragadet e gjirit?

Ragadet janë çarje që mund të shfaqen në zonën e thithit të gjirit si edhe në areolë duke e bërë proçesin e gjidhënies shumë të dhimbshëm dhe aspak të lehtë.

Cilat janë simptomat?

Dhimbja gjatë pirjes së fëmijës është shenja e parë e këtij problem. Kjo dhimbje është shumë e madhe duke u shoqëruar edhe me djegie, të shkaktuara nga citocina e cila stimulon nervate areolës dhe thithave. Një tjetër simptomë që shoqëron këtë problem është edhe gjakosja  gjatë thithjes, e cila nuk është e dëmshme për fëmijën. Ragadet duhet të kurohen pasi mund të shkaktojnë infeksion, gjë e cila bën të mundur shfaqjen e mastitit.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet mund të jenë: higjena jo e mirë e gjirit; kapja jo e mirë e fëmijës; lëkura e nënës; gjendja e thithit të çarë; përdorimi i reçipetave shumë të shtërnguara; thithja jo e mirë e fëmijës.

Si t’i trajtojmë çarjet e gjirit në mënyrë natyrale?

Mund të përdorni: vajin e bajames së ëmbël; vaji i embrionit të grurit; xhel me aloe vera; gjalpë kariteje; krem me kalendula; argjilin jeshil; bio oil (vaj i nxjerrë nga përbërja e bimëve: kamomil, kalendula, rozmarina dhe jargavani).

Çfarë është e rëndësishme të bëhet nëse shfaqen ragadet?

Është shumë e rëndësishme që gruaja të bëjë: të lajë duart para gjidhënies; të vendosë qumësht nga gjiri i saj tek thithat ose një krem me përmbajtje lanoline; të ketë kujdes me mënyrën e vendosjes në gji; t’i japë në fillim fëmijës gjirin që është më pak i dhimbshëm; të përdorë koka silikoni ose argjendi; të ajrosë sa më shpesh gjinjtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X