E përzënë nga pishina se ushqeu fëmijën me gji, nënat e tjera ngrihen në protestë

Nje nene e kane perzene nga pishina sepse ushqeu femijen e saj me gji. Ne kunderpergjigje shume nena te tjera u ngriten ne proteste ndaj ketij akti fyes per nenen gjidhenese.




0 0

Një grup nënash nga Teksasi, u ngritën në mbrojtje të një tjetre, pasi e përzunë nga një pishinë publike sepse po ushqente fëmijën me gji. Kështu, nënat e tjera organizuan në protestë për temën e gjidhënies.

Mamaja në fjalë, Misty Daugereaux, tha se një kujdestare iu afrua, teksa ajo po ushqente fëmijën 10 muajsh me gji.

“Ajo tha se duhet të mbulohesh ose të largohesh. Më dha ultimatum”, kujton Daugereaux.

“Dhe unë i thashë: Epo, më trego rregulloren tuaj ku duhet të mbulohem dhe unë do të largohem. Ajo më tregonte se nuk ishte e drejtë, se duhej të mbulohesha. Ishte politika e tyre. Dhe unë i thashë: Epo, mund të marrësh në telefon kë të duash, por unë nuk do të ndaloj së ushqyeri me gji djalin tim”.

Përfundimisht, kujdestarja mori policinë dhe Daugereaux, së bashku me nipin e saj dhe dy djemtë, u larguan nga pishina.

Daugereaux bashkohet me një numër fatkeqësisht të lartë të grave që janë turpëruar për ushqyerjen e fëmijëve me gji në ambiente të ndryshme si aeroplanë, aeroport, parqe, restorante, klinika dentare, shkolla fillore, dhoma urgjence etj.

Të nesërmen, afërsisht gjashtë gra shkuan në pishinë dhe ushqyen fëmijët e tyre me gji si një akt sfide.

Ligji i Teksasit thotë se “Një nënë ka të drejtë të ushqejë me gji në çdo vend, qoftë publik,  në të cilin ajoduhet të kryej këtë detyrë të shenjtë”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X