Gjidhënia në publik, të gjitha nënat pro

0 0

Gjidhënia është një nga temat që prek më së shumti nënat me fëmijë. Diskutimet rreth saj janë të shumta, nisur nga zgjedhja apo detyrimi i nënës për të ushqyer ose jo me gji fëmijën, kohëzgjatja e gjidhënies, sa sukses ka në këtë drejtim e deri tek gjidhënia në publik.

Lidhur me këtë të fundit, pak ditë më parë kemi publikuar një material të një nëne që kërcënonte këdo që do të guxonte të ushqente me gji fëmijët në publik. Me një gjuhë të përshkallëzuar urrejtjeje, ajo thoshte se do të dhunonte duke i nxjerrë sytë grave që do të shihte duke i dhënë gji bebeve në prezencë të fëmijëve të saj, me argumetnin se kjo është shfaqje e një sjelljeje seksuale dhe ishte joedukative për fëmijët.

Ky postim ka nxitur shumë komente në faqen tonë, ku nënat shqiptare kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me temën.

Si rrallëherë në faqen tonë, mendimet e nënave kanë qenë unanime. Të gjitha kanë shprehur të njëjtin mendim, të gjitha kanë qenë kundër deklaratës së nënës në fjalë.

Pavarësisht mënyrës si janë munduar ta marrin një deklaratë të tillë, dikush me indiferentizëm, dikush me humor, dikush shumë ashpër, të gjitha kanë qenë kundër.

Pothuajse në çdo koment thuhet se gjidhënia nuk ka lidhje me sekualitetin, por është një proces shumë natyral dhe shumë i dobishëm që krijon lidhje mes nënës dhe fëmijës dhe të gjitha komentueset mbrojnë të drejtat e nënave për ta bërë diçka të tillë kudo nëse ka nevojë fëmija.

Ndërsa autoren e kësaj deklarate, e quajnë jo mirë mëndërisht që bën këto deklarata dhe shprehen se po të kishin kontakt me të, do ta kundërshtonin hapur për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ushqyer fëmijët.

komenteee komente

Lexo edhe: “Nese shikoj edhe nje grua tjeter qe ushqen me gji ne publik, do ia nxij syte”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X