Në prag 8 marsi në luftë për jetën, e qëlloi i shoqi me thikë

0 0

Jemi në prag të Ditës së Gruas, 8 marsit, ku shumë nëna, motra e gra ndoshta do të festojnë. Me siguri kanë lënë orar tek parukierja e lagjes, kanë prenotuar një tavolinë me disa shoqe në një lokal ku do të ketë organizim me muzikë, ushqim, pije e shumë argëtim. Gratë e meritojnë këtë.

Por a jemi në kushtet kur këtë ditë duhet ta konsiderojmë festë, e ta festojmë në këtë mënyrë, duke dëfryer e duke kërcyer?

Edhe pse do të dëshironim të ishte kështu (sepse për hir të së vërtetës është shumë bukur), realiteti ku jetojmë shpesh na sjell ndonjë shuplakë për të na treguar se mendojmë gabim.

Sa herë mendojmë se shoqëria jonë po civilizohet, se po arrijmë të shumëkërkuarën barazi gjinore, ana tjetër e medaljes bëhet edhe më e dukshme.

Pak ditë më parë në inboksin e faqes sonë erdhi një mesazh me ngarkesë të lartë emocionale e dhimbje. Dikush rrëfen për një nënë të re që po lufton me jetën.

Nuk bëhet fjalë për asnjë shkak natyror, por i shoqi, duke i dhënë të drejta të plota vetes mbi të, ka tentuar ta vrasë me thikë. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjithçka ka ndodhur në prani të tri vajzave të tyre.

Pasi të lexoni mesazhin e plotë, mendohuni edhe njëherë si do të dëshironit ta festonit këtë 8 Mars?

Ndihem kaq shumë e revoltuar duke marrë shkasë nga çfarë i ka ndodhur një të afërmes sime … sot ku ajo po lufton për jetën, ku vajzat e saj si drita po e kërkojnë nënën e tyre, ku më e vogla akoma s’ka bërë vitin, sot po qajnë, po ulërasin për nënën e tyre, që pa pikën e ndërgjegjes babai i tyre e sulmoi me thikë në sy të fëmijëve ku ajo është në rrezik për jetën. Ndërsa ai aktualisht gjendet pas hekurave.

Dhe e di çfarë më bën çudi? Që ka kaq shumë vite që rri e duron dhunën fizike si dhe psikologjike për mentalitetin tonë të qelbur, ku njerëzit vetëm sot ndiejnë mëshirë. Pse nuk e la, si e duroi kaq vite? Pse nuk i thoshin para se të shkonte deri në tentativë vrasjeje lëre, por i thoshin rri se je mirë, ke të hash!

Nëna të dashura mos heshtni, mos vendosni askënd para vetes suaj, para fëmijë, burri nuk është ai që na mban shpirtin, përkundrazi. Ndërgjegjësohuni mos heshtni, një jetë kemi dhe ka të drejtë të na e marrë vetëm Zoti, askush tjetër.

Lutem për këtë nënë që t’ja dalë mbanë. Vajzat e saj e presin ,ajo është aq grua fisnike sa s’kam fjalë për ta përshkruar.

Zot të lutem mos e merr me vete!

Nena mos heshtni më. Nëse nuk mendoni për veten, mendoni për fëmijët tuaj.

Lexo edhe: Grate dhe vajzat e vrara ne Shqiperi gjate vitit 2018, artikull nga mediat e huaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X