Gratë dhe vajzat e vrara në Shqipëri gjatë vitit 2018, artikull nga mediat e huaja

0 0

Mediat e huaja i kanë kushtuar një shkrim të rëndësishëm dhunës ndaj grave në Shqipëri, në 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Gjinore .

Duke cituar raportet zyrtare të organizatave kundër dhunës që operojnë në vendin tonë, media “The balkanista” shkruan se në Shqipëri gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 16 gra dhe vajza si pasojë e dhunës në familje.

“Të qenit grua ose vajzë në Shqipëri është bërë një rrezik serioz për jetën”, shkruan The balkanista.

Në shkrim thuhet se mbi 53% e grave në Shqipëri raportojnë se kane qene te pakten nje here pre e dhunes dhe pavarësisht vlerësimit të përpjekjeve për të luftuar këtë fenomen, sipas këtij artikulli në vendin tonë mbizotërojnë vlerat patriarkale. Mbizotëron një mentalitet i vjetër sipas të cilit gruaja shihet si objekt në pronësi të burrave.

“Njerëzit nuk vriten nga armët, njerëzit vriten nga njerëzit”, – shkroi Ariela Murati, një studente drejtësie 22-vjeçare në Tiranë, e cila u vra më 20 janar 2018.

Artikulli fajëson mosfunskionimin e institucioneve publike dhe mungesën e shërbimeve sociale për t’i ardhur në ndihmë vitkimave të dhunës.

Gratë dhe vajzat e vrara në Shqipëri gjatë vitit 2018:

20 Janar: A.M, 22 vjeçe, studente në Tiranë, u vra pranë Fakultetit të Mjekësisë.

21 Janar: S.H, 73 vjeçe, u vra në shtëpinë e saj në Vlorë.

5 Prill: T, nënë e 6 fëmijëve 68-vjeçe u vra në shtëpinë e saj.

27 Prill: S.Sh, 58 vjeçe, u vra në shtëpinë e saj në Shkodër.

27 Maj: E.T, 52 vjeçe, u vra në shtëpinë e saj pas shumë goditjesh vdekjeprurëse.

30 Maj: F.N, 34 vjeçe u vra në makinën e saj në prezencë të fëmijës së saj të mitur.

7 Qershor: Z.S, 50 vjeçe është vrarë në shtëpinë e saj në Peshkopi.

8 Qershor: A.Sh, 40 vjeçe, nënë e 6 fëmijëve u vra në shtëpinë e saj.

9 Qershor: Xh.Ç, 18 vjeçe u vra rrugës për në shkollë në Tiranë.

10 Qershor: A.M, 20 vjeçe është vrarë dhe trupi i saj është hedhur në rrugë.

4 Korrik: S.L, 61 vjeçe është vrarë në shtëpinë e saj në Elbasan.

15 Korrik: S.N, 25 vjeçe është vrarë në Shkodër në prezencë të fëmijës së saj 1 vjeç.

10 Gusht: janë vrarë P.Z, 78 vjeçe, V.Z, 40 vjeçe, S.Z, 15 vjeçe dhe A.Z, 47 vjeçe janë vrarë në shtëpi në Vlorë.

Lexo edhe: Pasojat qe shkakton krimi ne familje tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X