Mjekësia alternative për kancerin: A bën më shumë dëm sesa dobi?

0 0

Një studim i ri ka zbuluar se një e treta e njerëzve që përballen me kancerin përdorin terapitë plotësuese apo alternative.

Profesionistët mjekësorë ngrenë shqetësime në lidhje me sigurinë e këtyre praktikave, duke thënë se ato pengojnë apo vështirësojnë trajtimin e duhur të kancerit.

Studimet e reja thonë se joga mund të jetë një nga terapitë që ndoshta nuk i ndihmon njerëzit me kancer.

Përballja me lajmin se mund të jesh diagnostikuar me kancer mund të jetë sfiduese dhe një tronditje e madhe.

Por pasi marrin këtë diagnozë, shumë njerëz u drejtohen terapive plotësuese dhe alternative në kërkim të një kurimi.

Mirëpo kërkimet e reja paralajmërojnë se një gjë e tillë mund të jetë e gabuar. Universiteti i Texas bëri një analizë të një sondazhi kombëtar për të gjetur se sa njerëz të prekur nga kanceri përdorin edhe ilaçet alternative dhe rezultoi se një e treta e tyre e bënin këtë.

Madje njerëzit që përdornin terapitë plotësuese – të tilla si joga, meditimi, akupunktura, medikamentet bimore dhe suplementet nuk i informonin mjekët e tyre. Ndër këta pacientë më shumë ishin të rinj dhe gra.

Por pse suplementet bimore mund të jenë të dëmshme?

Ju nuk e dini se çfarë përmbajtje kanë ato. Disa nga këto suplemente janë një përbërje e gjërave të ndryshme. Por kur duhet të bësh kimio dhe rrezatime ekziston shqetësimi se nivelet shumë të larta të antioksidantëve mund ta bëjnë rrezatimin më pak efektiv.

Gjithashtu suplementet mund të ndërveprojnë në ilaçet që mjekët ju kanë dhënë dhe nëse nivelet janë shumë të larta atëherë rritet toksiciteti. Por edhe nëse nivelet janë shumë të ulëta, efikasiteti do të binte.

Joga dhe meditimi mund të ndihmojë

Edhe pse mjekët janë të shqetësuar për efektet e suplementeve,  ata thonë se joga dhe meditimi mund të jenë të aktivitete të dobishme për të përballuar diagnozën e kancerit. Efekti i zakonshëm i rrezatimit është lodhja. Ata që duhet ta bëjnë këtë rrezatim duhet të dinë se duke qëndruar ulur do të jenë më të lodhur dhe duke bërë stërvitje do të kenë më shumë energji.

Lexo edhe: A mund te ndihmojne ushqimet pikante ne trajtimin e kancerit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X