Qepa, hudhra dhe preshi ju ndihmojnë të mos prekeni nga kanceri i zorrës së trashë

0 0

Nëse hani shumë qepë, presh apo hudhra, ulni mundësitë për t’u prekur nnga kanceri vdekjeprurës i zorrëve, thonë mjekët.

Konsumimi i tyre mund të bëjë të mos i pëlqeni aromat e tyre por të paktën tani keni një justifikim për t’i shtuar sufllaqeve edhe qepë.

Perimet allium që përfshijnë hudhrën, preshin, qepën e bardhë dhe atë të kuqe- ulin në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit në zorrë.

Kanceri është një sëmundje me të cilën vit për vit po diagnostikohen shumë njerëz dhe po vret miliona njerëz çdo vit. Por kërkimi i fundit thotë se një qepë e vogël në ditë mund të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar kancerin në zorrën e trashë.

Studimi i më shumë se 1.600 burrave dhe grave në Britani dhe zbuloi se ata që konsumonin qepë, presh apo hudhra kishin 79 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e zorrëve se ata që nuk kishin konsumuar këto perime.

Komponimet bioaktive në perimet allium janë zbuluar edhe më herët ku është thënë se ato mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.

Autor i studimit të fundit, Dr Zhi Li,  në Universitetin Mjekësor të Kinës në Shenyang, tha: “Sa më e madhe është sasia e perimeve allium që konsumohen, aq më mirë është mbrojtja nga kanceri”.

Dr Li theksoi se metodat e gatimit kanë shumë efekt. Për shembull qepa e zier heq shumë kimikate të dobishme ndërsa prerja në feta dhe shtypja e hudhrave sillte më shumë përfitime.

Lexo edhe: 10 perfitimet shendetesore nga konsumi i hudhres

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X