A mund të ndihmojnë ushqimet pikante në trajtimin e kancerit?

0 0

Specat pikantë njihen si erëza që i japin shije ushqimit tuaj. Mirëpo tani sipas shkencëtarëve këto perime djegëse mund të kenë më shumë përdorime sesa thjesht të shtojnë shijen, pasi specat mund të trajtojnë edhe kancerin.

Studimet kanë treguar se ekstrakti “kapsaicin” që gjendet në specat djegës dhe që i bën ato të kenë shije, mund të ndalojë përhapjen e kancerit.

Studiuesit në Universitetin Marshall, Virxhinia Perëndimore, shqyrtuan efektet e “kapsaicin” në tre lloje të qelizave të kancerit në laborator.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se ky përbërës ndalonte përhapjen e kancerit në fazën e parë, fazë që njihet si metastazë.

Dhe testet me minjtë që po kalonin kancerin metastatik dhe po konsumonin kapsaicin, tregoi se ata kishin zona më të vogla me qeliza të kancerit sesa ata që nuk konsumonin këtë ekstrakt.

Kanceri i mushkërive dhe disa të tjerë zakonisht metastazohen në vende të mesme si truri, mëlçia ose kocka, duke i bërë ato të vështira për t’u trajtuar.

Ky studim tregon se përbërja natyrore capsaicin që gjendet tek specat djegës mund të përfaqësojë një terapi të re për të luftuar metastazën tek pacientët me kancer të mushkërive.

Megjithatë, duke përdorur kapsaicin klinikisht do të kërkojë tejkalimin e efekteve anësore të pakëndshme, të cilat përfshijnë acarim gastrointestinal, dhimbje stomaku dhe një ndjesi djegieje.

Shumica e pacientëve që sëmuren me kancer të mushkërive, janë duhanpirës ose ish-duhanpirës.

Vetëm një në dhjetë pacientë është ende gjallë pesë vite pasi ka bërë diagnozën sepse sëmundja përhapet shpejt diku tjetër.

Për këtë arsye gjetja e një kure të tillë do të ishte shumë e nevojshme.

Lexo edhe: A mund te konsumojme ushqime pikante gjate gjidhenies?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X