Atenolol, perdorimi, efektet anesore dhe masat paraprake

0 0

Atenolol, pse përdoret?

Atenololi përdoret me ose pa ilaçe të tjera për të trajtuar presionin e lartë të gjakut (hipertensionin). Ulja e presionit të lartë të gjakut ndihmon në parandalimin e goditjeve apo sulmeve në zemër dhe problemeve të veshkave. Ky ilaç përdoret gjithashtu për të trajtuar dhimbjen në gjoks (anginë) dhe për të përmirësuar jetesën pas një sulmi në zemër.

Atenololi i përket një klase të barnave të njohura si “beta bllokues”. Ky medikament funksionon duke bllokuar veprimin e disa kimikateve natyrale në trupin tuaj, të tilla si epinefrina, në zemër dhe enët e gjakut. Ky efekt ul rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe tendosjen në zemër.

Si ta përdorim Atenololin?

Ky ilaç merret përmes gjojës, me ose pa ushqim siç udhëzohet nga mjeku , zakonisht 1 deri në 2 herë në ditë.

Lëngu i mollës dhe lëngu i portokallit mund të parandalojnë trupin që ta thithë plotësisht atenololin. Është më mirë që të mos pini lëng molle / portokalli brenda 4 orëve nga marrja e atenololit, përveçse nëse mjeku ose farmacisti ju thotë të kundërtën

Doza bazohet në gjendjen tuaj mjekësore dhe përgjigjen ndaj trajtimit.

Përdoreni këtë ilaç rregullisht në mënyrë që të përfitoni sa më shumë prej tij. Merreni atë në të njëjtin orar çdo ditë. Është e rëndësishme të vazhdoni ta merrni këtë ilaç edhe nëse ndiheni mirë. Shumica e njerëzve me presion të lartë të gjakut nuk e ndiejnë veten të sëmurë.

Nëse ky produkt përdoret për dhimbjet në gjoks, duhet të merret rregullisht që të jetë efektiv. Nuk duhet të përdoret për të trajtuar dhimbjen e gjoksit kur ajo ndodh. Përdorni medikamente të tjera (siç është nitroglicerina e vendosur nën gjuhë) për të lehtësuar dhimbjet e gjoksit siç udhëzohet nga mjeku juaj.

Mund të kërkojë 1 deri në 2 javë kohë deri sa të merrni përfitimin e plotë të këtij ilaçi. Tregojini mjekut tuaj nëse gjendja juaj nuk përmirësohet ose nëse përkeqësohet (për shembull, nëse tensioni rritet ose mbetet i lartë, ose nëse dhimbjet në gjoks po ndodhin më shpesh).

Efektet anësore

  • Mund të shfaqen marrje mendsh, zbehje ose ndjesi sikur do t’ju bjerë të fikët, lodhje dhe të vjella. Nëse ndonjë prej këtyre efekteve vazhdon ose përkeqësohet, njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Për të zvogëluar rrezikun e marrjes së mendve dhe të të fiktit, ngrihuni ngadalë kur ngriheni nga një pozicion i ulur.
  • Ky ilaç mund të zvogëlojë qarkullimin e gjakut në duar dhe këmbë, duke bërë që ato të jenë më të ftohta.  Pirja e duhanit mund të përkeqësojë këtë efekt. Vishuni ngrohtë dhe shmangni përdorimin e duhanit.
  • Mos harroni se mjeku juaj jua ka dhënë këtë ilaç sepse ai ose ajo ka gjykuar se përfitimi për ju është më i madh se rreziku i efekteve anësore. Shumë njerëz që përdorin këtë ilaç nuk kanë efekte anësore serioze.
  • Tregojini mjekut tuaj menjëherë nëse keni ndonjë efekt anësor serioz, duke përfshirë: simptoma të reja ose përkeqësuese të problemeve me zemrën(të tilla si gulçim, ënjtje të këmbëve, lodhje e pazakontë, shtim i pazakontë / i papritur i peshës), rrahje zemre shumë e ngadaltë, marrje mendsh e fortë , zbehje, probleme me frymëmarrjen, gishtërinjtë në ngjyrë blu, ndryshime mendore / humori (të tilla si konfuzion, luhatje humori, depresion).
  • Një reagim shumë serioz alergjik ndaj këtij ilaçi është i rrallë. Sidoqoftë, merrni ndihmën mjekësore menjëherë nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mëposhtme të një reaksioni serioz alergjik: skuqje, kruajtje / ënjtje (veçanërisht të fytyrës / gjuhës / fytit), marrje mendsh e rëndë, probleme me frymëmarrjen.

Kjo nuk është një listë e plotë e efekteve anësore të mundshme. Nëse vëreni efekte të tjera që nuk janë renditur më lart, kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Masat paraprake

  • Para se të merrni atenolol, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni alergjik ndaj tij; ose nëse keni ndonjë alergji tjetër. Ky produkt mund të përmbajë përbërës joaktivë, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose probleme të tjera. Flisni me farmacistin tuaj për më shumë detaje.
  • Para se të përdorni këtë ilaç, tregojini mjekut ose farmacistit historinë e problemit tuaj mjekësor, veçanërisht kur keni pasur disa lloje të problemeve të ritmit të zemrës, probleme me frymëmarrjen (të tilla si astma, bronkiti kronik, emfizema ), probleme të qarkullimit të gjakut (të tilla si sëmundja e Raynaud, sëmundja vaskulare periferike), sëmundje të veshkave, reaksionet serioze alergjike përfshirë ato që kanë nevojë për trajtim me epinefrin, apo edhe sëmundje të caktuara të muskujve (si myasthenia gravis).
  • Nëse keni diabet, ky produkt mund të qetësojë rrahjet e shpejta  të zemrës që zakonisht do të ndjenit kur sheqeri në gjak do të binte.
  • Simptoma të tjera të  uljes së sheqerit në gjak, të tilla si marrje mendsh dhe djersitje, nuk ndikohen nga ky ilaç. Ky produkt gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë kontrollin e sheqerit në gjak.

Kundërveprimet

Kundërveprimet e ilaçeve mund të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të barnave tuaja ose të rrisin rrezikun për efekte anësore serioze. Mbani një listë të të gjitha produkteve që përdorni (përfshirë ilaçet pa recetë dhe produktet bimore) dhe flisni për to me mjekun dhe farmacistin tuaj. Mos filloni, ndaloni ose ndryshoni dozën e ndonjë ilaçi pa miratimin e mjekut tuaj.

Disa produkte që mund të kundërveprojnë me këtë ilaç përfshijnë: dolasetron, fingolimod.

Disa produkte kanë përbërës që mund të rrisin rrahjet e zemrës ose tensionin e gjakut ose të përkeqësojnë problemet e zemrës.

Tregojini farmacistit tuaj se cilat produkte përdorni, dhe pyetini se si t’i përdorni ato në mënyrë të sigurtë (veçanërisht produkte për kollë dhe ftohje apo edhe ilaçet që ju ndihmojnë për dietat.

Mbidoza

  • Nëse dikush ka pirë një dozë shumë më të madhe dhe ka simptoma serioze, siç janë problemet me frymëmarrjen apo edhe të fikët telefononi ambulancën.
  • Simptomat e mbidozës mund të përfshijnë: rrahje zemre shumë të ngadaltë, marrje mendsh në gjendje të rëndë, dobësi të rëndë, dobësim, probleme me frymëmarrjen.

Shënime

  • Mos e ndani këtë ilaç me të tjerët.
  • Ndryshimet e stilit të jetës, siç janë programet e zvogëlimit të stresit, ushtrimet dhe ndryshimet dietike mund të rrisin efektivitetin e këtij ilaçi. Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj për ndryshimet në stilin e jetës që mund t’ju sjellin dobi.
  • Kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut dhe pulsin (rrahjet e zemrës) ndërsa merrni këtë ilaç. Mësoni si të monitoroni presionin e gjakut dhe pulsin tuaj në shtëpi, dhe t’i flisni rezultatet me mjekun tuaj.

Kur harroni të merrni medikamentin

  • Nëse harroni te merrni një dozë, merreni atë sa më shpejt që të kujtoheni. Nëse kujtoheni afër orarit kur duhet të merrni dozën tjetër, anashkalojeni njërën prej tyre. Mos e dyfishoni kurrë dozën edhe nëse keni harruar ta pini atë.
  • Ruajtja e ilaçit bëhet në temperaturë dhome, larg dritës dhe lagështirës. Mos e ruani në banjë. Mbajini të gjitha ilaçet larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake.
  • Mos i hidhni ilaçet në koshin e plehrave dhe mos i derdhni në WC përveç rasteve kur ju udhëzohet ta bëni këtë.
  • Konsultohuni me farmacistin ose kompaninë vendore të depozitimit të mbeturinave.

Lexo edhe: 7 mënyra natyrale për të ulur presionin e lartë të gjakut në 10 minuta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X