Konsumoni arra për të ulur tensionin e gjakut, ja se ç’thotë  studimi i ri

0 0

Një studim i ri thotë se arrat mund të ndihmojnë njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare duke ulur presionin e tyre të gjakut .

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë shpjegojnë se studimi i tyre është një nga të parët që shqyrton se si vetitë e arrave mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Arrat përmbajnë omega-3 me bazë bimore të quajtur acid alfa-linolenik (ALA), dhe shkencëtarët besojnë se kjo ka efekte të dobishme në presionin e gjakut.

Hulumtuesit donin të kuptonin nëse prania e këtij acidi tek arrat kontribuon në përmirësimin e shëndetit të zemrës ose nëse disa përbërës të tjerë tek ky produkt, siç janë polifenolet, mund të ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut tek njerëzit që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Gjithnjë e më shumë viktima nga sëmundjet e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare po shkaktojnë shumë vdekje tek të rriturit. Sipas mjekëve sëmundjet kardiovaskulare vijnë nga presioni i lartë i gjakut.

Shkencëtarët morën 45 pjesëmarrës vullnetarë, të moshës 30-65 vjeç, të cilët ishin ose mbipeshë ose obezë, për t’i studiuar.. Të gjithë pjesëmarrësit ndoqën një dietë cilësore  për 2 javë para fillimit të studimit.

Ushqimi përfshinte një një dietë mesatare amerikane ku kishte edhe një përmbajtje kalorish prej 12% nga yndyra e ngopur. Kjo ishte për t’u siguruar se të gjithë pjesëmarrësit po e fillonin studimin nga një pozitë e ngjashme.

Shkencëtarët pastaj i ndanë në mënyrë rastësore pjesëmarrësit në tre grupe me dieta të ndryshme, ku të gjitha këto dieta ishin të varfra sa i përket ydyrnave të ngopura. Vullnetarët ndoqën këto dieta për 6 javë para se të ndryshonin dhe të provonin dietën tjetër. Kështu të gjithë pjesëmarrësit ndoqën të gjitha dietat në moment të ndryshme.

Dietat ishin:

  • një dietë që përfshinte plot arra
  • një dietë që nuk përfshinte arra, por që përfshinte të njëjtën sasi të acidit alfa-linolenik dhe acide yndyrore
  • një dietë që nuk përfshinte arrat dhe e cila ku sasia e acidit alfa-linolenik zëvendësohej nga një acid yndyror i quajtur acid oleik

Arra lidhet me presionin e ulët të gjakut

Ekipi vlerësoi të gjithë pjesëmarrësit për faktorët e rrezikut kardiovaskular në fund të çdo diete. Nga këto të dhëna, studiuesit zbuluan se shëndeti i zemrës së pjesëmarrësve nga të tre grupet u përmirësua në një farë mase.

Ata thonë se kjo gjetje tregon se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyra të pangopura, qoftë nga arra apo vajra bimore, sjell përfitime kardiovaskulare.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që hëngrën shumë arra e kishin presionin më të ulët të gjakut në krahasim me ata që hëngrën dietat e tjera.

Tensioni i gjakut është presioni që lëviz drejt zemrës dhe shkencëtarët e konsiderojnë atë si një tregues të besueshëm të rrezikut kardiovaskular tek një person.

Arra dhe qumështi i skremuar janë më mirë se qumështi dhe mishi

Hulumtuesit mendojnë se ulja e tensionit qendror të gjakut me dietën e arrive mund të zvogëlojë rrezikun e përgjithshëm të sëmundjeve kardiovaskulare midis pjesëmarrësve në këtë studim.

Megjithatë, vlen të përmendet se studimi përfshiu vetëm 45 pjesëmarrës. Pra, do të nevojiten studime më të mëdha për të nxjerrë konkluzione.

Lexo edhe: Si ndikon konsumi i arrave gjate shtatzenise ne zhvillimin e fetusit?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X