Më i shëndetshëm qumështi me yndyrë apo i skremuar?

0 0

Qumështi me yndyrë të plotë po bën një rikthim. Pas një propagande të zgjatur se qumështi i skremuar është më i mirë se ai me ajkë e yndyrë të plotë, ky i fundit po rimerr reputacionin si një ushqim i shëndetshëm.

Në fakt, është vërtetuar se shumica e produkteve me yndyrë të ulët si qumështi e kosi kishin në përbërje të tyre sheqer e përbërës artificialë për t’i bërë ato më të shijshme, gjë që nuk është aspak e shëndetshme.

Qumështi i skremuar dhe kosi pa yndyrë, nuk janë vetëm pa shumë shije, por në rastin e kosit pa yndyrë, shpesh i mbushur me sheqer, edhe na privojnë nga përfitimet shëndetësore të qumështit me yndyrë të plotë.

“Çuditërisht, produktet e qumështit me yndyrë të plotë mund t’ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme”. Gjithashtu konsumi ditor i qumështit të plotë rriti nivelet e kolesterolit të HDL (ose të mirë), ndryshe nga ai i skremuar.

“Studime të tjera kanë zbuluar se fëmijët që pinin qumështin e plotë kishin nivele më të larta të vitaminës D krahasuar me shokët e tyre që pinë qumësht me yndyrë të ulët”. Studiuesit mendojnë se yndyra e qumështit mund të ndihmojë trupat e fëmijëve të thithin vitaminën D në mënyrë më efikase.

“Të dyja janë zgjedhje të mira, por produktet organike të qumështit me yndyrë kanë avantazhin e shtuar se janë më të lartë në acidet yndyrore omega-3, si dhe acidin linoleik të konjuguar, i cili është i dobishëm për mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e diabetit të tipit 2”, – thonë studiuesit.

Ashtu si me çdo grup ushqimesh, edhe në këtë rast tejkalimi i sasisë nuk është një ide e mirë.

Lexo edhe: Qumeshti i ftohte apo i ngrohte, cili eshte me i shendetshem?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X