Qumështi i tërshërës, si mund ta përdorim?

0 0

Jo shumë kohë më parë, i vetmi lloj qumështi që mund të përdorej në kafe ishte qumështi i lopës. Më pas tregu u pushtua nga qumështi i bajameve dhe i sojës. Ndërsa një version i fundit është ai i qumështit të tërshërës, që mesa duket është më i ngjashmi me qumështin e lopës.

Po a është i shëndetshëm qumështi i tërshërës?

Në formën e tij më të pastër, qumështi i tërshërës përbëhet nga përzierja e tërshërës me ujin zakonisht në raport 1 filxhan tërshërë dhe 3/4 filxhan ujë. Disa marka të caktuara shtojnë edhe minerale e vitamina në këtë përzierje. Gjithashtu nuk është i pazakontë shtimi i sheqerit, kripës apo konservantëve në listën e përbërësve.

Përfitimet shëndetësore të qumështit të tërshërës

1 filxhan qumësht tërshëre ka 120 kalori , gjithsej 5 gramë yndyrë, 16 gramë karbohidrate, 2 gramë fibra, 7 gramë sheqer (nga tërshëra, pa shtuar), dhe 3 gramë proteina.

Me 3 gramë proteina, qumështi i tërshërës është më i lartë në proteina sesa prodhimet alternative të tjera, të tilla si qumështi i bajames, qumështi i kokosit dhe qumështi i orizit, të cilat në thelb nuk përmbajnë proteina.

Gjithashtu është një nga llojet e qumështit që ka përmbajtjen më të lartë të fibrave të shëndetshme. Megjithëse 2 gramë fibra nuk mund të duken shumë, sasia e rekomanduar ditore e fibrave për gratë e rritura është 25 gramë. “Fibra është e rëndësishme sepse ofron përfitime shëndetësore, si rregullimi i glukozës në gjak, lidhja e kolesterolit, lëvizjet e shëndetshme të zorrëve dhe siguron ndjenjën e ngopjes”, thonë ekspertët .

Përfitime të tjera: Qumështi i tërshërës siguron rreth një të tretën e konsumit të rekomanduar të përditshëm beta glukani; këto janë sheqerna që mund të ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të kolesterolit nën kontroll. Ju gjithashtu do të merrni rreth 25% të konsumit të përditshëm të rekomanduar të kalciumit për një filxhan dhe rreth 20% të konsumit të rekomanduar të vitaminës D nëse zgjedhni një markë të fortifikuar.

Çfarë duhet të dini për qumështin e tërshërës

Qumështi i tërshërës ka tendencë të jetë më i lartë në kalori sesa opsionet e tjera. Për shembull, qumështi i tërshërës përmban 120-130 kalori krahasuar me 40 të qumështit të bajameve, dhe 80 të qumështit të sojës.

Qumështi i tërshërës është gjithashtu një alternativë e mirë për njerëzit me alergji nga laktoza, arrët, dhe gluteni.

Të gjitha mënyrat që mund ta përdorni

Profili ushqyes i qumështit të tërshërës është arsyeja e mjaftueshme për ta shtuar atë në karrocën e blerjeve tuaja. Trashësia më e madhe se e qumështit të sojës e bën atë më të përshtatshëm për kafe. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë në gatime në të gjitha recetat ku përdorni qumështin e lopës.

Lexo edhe: A eshte e shendetshme tershera? Ja vlerat ushqyese qe permban dhe perfitimet prej saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X