Marrëdhënia midis sistemit imunitar dhe fertilitetit tek gratë

Ne kemi parë që gratë të këshillohen që të kenë fëmijë të paktën në fillimin e viteve të 30-ta.




0 0

Megjithëse ne shohim që shumë gra mbesin shtatzënë edhe në fund të dekadës së tretë të jetës së tyre apo edhe kur i kanë kaluar 40 vjeç, ora jonë biologjike fillon të numërojë tik-taket që në momentin kur mbushim 30 vjeç.

Infertiliteti është diçka me të cilin ndeshen shumë çifte të rinj para se të vendosin që të bëjnë fëmijë.

Rreth 8-12% e çifteve përjetojnë probleme me fertilitetin në të gjithë botën. Prej të cilave, 45-50% e rasteve dihet se vijnë nga problemet e infertilitetit të meshkujve.  Pra, është e sigurt të thuhet se arsyeja e infertilitetit është se hpërndarë në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave. Infertiliteti përcaktohet kur një çift nuk mund të ngjizë pasi kryen marrëdhënie të rregullta të pambrojtura për më shumë se një vit.

Një burrë mund të bëhet jopjellor për shkak të sasisë së ulët të spermës ose për shkak të anomalive në spermë.  Mund të jetë për shkak të faktorëve gjenetikë ose hormonalë ose ndonjë gjendje tjetër mjekësore. Infertiliteti femëror mund të jetë për shkak të disa problemeve që variojnë nga zgjedhjet e stilit të jetës deri tek çrregullimet e të ngrënit, stresi mendor ose ndonjë gjendje mjekësore.

Koha për të biseduar

Nëse jeni një çift që po përpiqeni të ngjizni fëmijë, mund të keni kryer marrëdhënie duke llogaritur ditën e ovulacionit.

Por, sipas hulumtimeve të reja, kryerja e marrëdhënieve seksuale në çdo moment të kohës gjatë një muaji (jo vetëm kur jeni duke ovuluar) nxit ndryshime të caktuara në sistemin imunitar të një gruaje që rrit shanset e tyre për të mbetur shtatzënë. Ky përfundim u bazua në dy studime të udhëhequra nga studiuesi i Institutit Kinsey në Universitetin e Indianës, Tierney Lorenz.

Lorenz thotë se çiftet që janë duke u përpjekur të kenë një fëmijë, në përgjithësi rekomandohen të kryejnë marrëdhënie të shpeshta për të rritur shanset e tyre për ngjizje. Dhe kjo përfshin edhe periudhën jo ovuluese.

Trupi i gruas: Një ngatërrim i ndërlikuar

Ekipi shpjegon në njërën nga gazetat se si qelizat ndihmëse T treguan ndryshime më të mëdha tek gratë që janë aktive seksualisht. Qelizat ndihmuese T janë qeliza që administrojnë reagimin imunitar duke aktivizuar qelizat për të shkatërruar mikrobet që hyjnë në trup .

Në një punim tjetër, ekipi mblodhi prova të cilat tregojnë ndryshime në nivelin e antitrupave në dy grupe të ndryshme të grave. Imunoglobulinat janë antitrupat të cilët luajnë një rol thelbsor në shkatërrimin e trupave të huaj që hyjnë në trup.

Trupi i një gruaje mbron veten duke shkatërruar trupat e huaj. Nëse i njëjti mekanizëm mbrojtës zbatohet kundër spermës ose fetusit, atëherë gratë nuk do të jenë në gjendje të mbesin shtatzënë. Ndryshimi i imunitetit tregon se mund të ketë një përgjigje për këtë çështje.

Studimi thotë se ekzistojnë shumë lloje të qelizave ndihmëse T dhe antitrupave. Qelizat T ndihmëse të tipit 1 ndihmojnë në mbrojtjen e trupit kundër kërcënimeve të huaja. Dhe ka qelizat ndihmëse tip T 2 që ndihmojnë trupin e njeriut në pranimin e ndryshimeve të shtatzanisë që do të interpretoheshin ndryshe si një kërcënim. Dhe kjo përfshin spermën dhe embrionin.

Rezultati i hulumtimit tregon se gratë aktive seksuale që nuk ishin shtatzëna kishin nivele më të mëdha të qelizave ndihmëse T të tipit 2 gjatë kohës së ciklit të tyre menstrual, kur shtresa e mitrës trashet duke parashikuar shtatzëninë. Qelizat T ndihmëse të tipit 1 ishin më të larta në të njëjtin grup të grave kur folikulat e vezores po piqeshin, d.m.th. faza folikulare e ciklit menstrual.

Këto gra aktive seksualisht kishin ndryshime të ngjashme në nivelet e imunoglobinës gjithashtu. Ndërsa në grupin që përbëhet nga femrat që nuk ishin shumë aktive seksualisht, nuk kishte ndryshim në sistemin imunitar.

Lorenz shprehet se ky është studimi i parë që tregon se sistemi imunitar i grave aktive seksuale përgatitet paraprakisht për mundësitë e ngjizjes.

Lexo edhe: 7 mënyra për të përforcuar sistemin imunitar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X